Plagoset me thike lojtari i Himares
Nuk ka kaluar pa probleme ndeshja e dites se djeshme ne Delvine. Vendasit kane pritur Himaren ne nje 90-minutesh mjaft te tensionuar. Sipas trajnerit te Delvines Arjan Guga mesojme se gjate lojes Emanuel Ezerjoha lojtari i Himares u grind me fjale me lojtarin delvinjot afaj dhe per kete incident arbitri Tanush Latifi e ndeshkoi afin me kartonin e kuq. Loja vazhdoi normalisht dhe me ikjen e afajt Delvina vazhdoi lojen me 10 lojtare deri ne fund ku edhe u be goli dhe ndeshja perfundoi 1-0 ne favor te skuadres vendase. Asgje nuk ndodhi deri ne perfundim te lojes. Konflikti u transferua ne dhomat e zhveshjes. Lojtari i Himares dhe ai i Delvines jane grindur serish ne dhomat e zhveshjes me grushte dhe Emanuel Ezerjoha eshte gjakosur sipas drejtuesve himarjote me nje thike. Burime te sigurta prane klubit te Himares kane pohuar dje ne mbremje per Panorama se lojtari ka perfunduar ne spital ku i eshte qepur plaga dhe me pas ka kaluar edhe te mjeku ligjor i cili ka konstatuar goditjen me thike qe kishte marre futbollisti. eshtja u ka kaluar tashme organeve te policise si dhe do te merret ne shqyrtim edhe nga Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit.