Fetel i lindur ne pole position

Sebastian Fetel i skuderise Red Bull prodhoi nje performance te shkelqyer per te arritur pole position ne Cmimin e Madh te Abu Dhabit i 10-ti i gjermanit ne 19 kualifikueset e ketij sezoni.
Gjermani 23-vjecar eshte nje nga kater pilotet qe jane ne lufte per titullin kampion perpara gares se fundit te Kampionatit Boteror te Formula 1.
Piloti i Meklarneit Ljuis Hemilton i cili ende ka shanse matematikore per te fituar kurroren e kampionit do te niset i dyti nderkohe qe lideri i kampionatit Fernando Alonso me Ferarin e tij eshte ne pozicionin e trete.
Shokut i ekipit te Fetelit Mark Ueber i dyti ne renditjen e pergjithshme per pilote eshte i peste ne griden e nisjes nje vend pas Xhenson Batenit te Meklarenit.
Nese pilotet do ta perfundojne garen ne te njejtat pozicione si ata do te nisen atehere Alonso do te fitoje titullin e trete boteror ne Formula 1 dhe te parin me Ferrarin.
Spanjolli udheheq renditjen me 246 pike tete pike me shume se Ueberi 15 pike perpara Fetelit dhe 24 pike ne raport me Hemiltonin.
Per here te pare ne historine 60-vjecare te Formula 1 kater kandidate garojne per titullin e kampionit duke e bere ate akoma dhe me intriguese.
Te dielen ne Abu Dhabi kampioni ne fuqi i botes anglezi Xhenson Baten do tia dorezoje kuroren e titullit njerit prej ketyre te katerve Fernando Alonsos Ferrari Mark Ueberit Red Bull Sebastian Fetelit Red Bull apo ndoshta dhe Ljuis Hemiltonit Meklarenit.
Piloti britanik Hemilton ka me pak shanse se te tjeret pasi atij i duhet te fitoje patjeter dhe te tri te paret te mos marrin pike.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 13 Nentor 2010