E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Milan San Siropret nje beteje titulli

TIRANE-Inter-Milan nuk eshte nje sfide dosido sidomos kete sezon kur kuqezinjte duket se jane rikthyer te bejne te fortin ne Itali. Me marrjen e Ibres Robinjos dhe Boateng Milani e ka ulur ndjeshem diferencen me kusherinjte zikalter te cilet sezonin e shkuar fituan gjithcka qe mund te fitohej. Ndryshe nga nje vit me pare derbi i Madoninas kete here ka dy trajnere te tjere Benitez e Alegri te cilet synojne ta fitojne per here te pare ate. E kam kuptuar se cfare do te thote ky derbi pas finales se Champions League ne Stamboll ne vitin 2005 - tha trajneri Rafa Benitez ne konferencen e djeshme per shtyp referuar ndeshjes qe Liverpuli fitoi ndaj Milanit me penallti. - Kam marre vesh se edhe tifoze te Liverpulit do te vijne ne San Siro per te me mbeshtetur shtoi ai.
Interi
Interi vjen ne kete takim pas disa rezultatesh jo te mira qe kulmuan me barazimin ne shtepi ndaj Breshias. Por derbi duket se pritet ndryshe nga skuadra kampione e Italise. E dime se jemi nje skuader e forte dhe kjo ndeshje mund te jete e rendesishme per ta treguar kete. Mund te jete ndeshja e ktheses per ne deklaroi me tej spanjolli. Benitez ka luajtur shume derbi ne Spanje e Itali dhe e di mire se cfare rendesie ka per tifozet nje ndeshje e tille. Derbi shihet ndjehet ajri i kesaj ndeshjeje thithet kudo - deklaroi tekniku zikalter. - Te gjithe lojtaret flasin per kete takim madje edhe tifozet te japin udhezime. Inter e Milan jane te dyja te forta por ky eshte derbi dhe situata aktuale ne renditje ka nje rendesi shume relative. E dime se cfare domethenie ka per tifozet tane dhe per klubin. Ibra Ai ka bere shume per Interin por shpresoj qe neser sot te mos luaje mire u shpreh me tej Benitez. Ai konfirmoi prezencen ne fushe te Shnajder ndersa te gatshem jane edhe Zhulio Sezar e Kambiaso.
Milani
Per Masimiliano Alegrin ky eshte derbi i pare i qytetit te Milanos dhe ai nuk deshiron te zhgenjeje. Do te jete nje ndeshje e rendesishme do te kemi perballe nje Inter te helmuar dhe me shume deshire per revansh - deklaroi tekniku i Milanit ne konferencen e fundit per shtyp. - Kjo ndeshje megjithate nuk eshte decizive per kampionatin por eshte e rendesishme per te forcuar pozitat tona mendore shtoi ai. Nga fjalet e thena dje duket se Alegri eshte i kenaqur edhe me nje barazim por trajneri i Milanit e hedh poshte nje gje te tille. Ne keto momente jemi te paret ne renditje dhe duhet te zbresim ne fushe me qetesi. Per mua eshte derbi i pare dhe dua te vazhdojme ecurine pozitive. Por duhet te jemi shume te kujdesshem dhe te mos bejme as gabimin me te vogel ne mbrojtje. Ibra Ka qene shume i rendesishem per Milanin duke dhene gole dhe asiste deklaroi Alegri. Ai pritet te hedhe ne fushe qe nga minuta e pare edhe Ronaldinjon duke qene se mungojne Inzagi e Pato te demtuar.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›