Bizhdili Nuk kisha arme me ra celulari

Une skam marre pistolete. Une e kam gjykuar arbitrin me te shara. Une kam pasur telefonin ne dore dhe me ra. Te gjite kujtuan se ishte pistolete. Por vajta ne polici piva nje kafe dhe u sqaruam. Nuk ndejta atje as pese minuta. Keto jane vetem thashetheme ka deklaruar Bizhdili.
Celulari i Bizhdilit permendet edhe ne deklaraten e dyte te policise se qarkut Lezhe leshuar te premten ne darke vone.
Ne te shkruhet se presidenti Bizhdili ka qene i nervozuuar nga humbja e ndeshjes dhe ka hedhur celularin ne fushe pa dashur sipas vete deshmise se Bizhdilit te godase arbitrin.
Por as policia dhe as vete presidenti i Beses nuk e shpjeguan faktin pse telefoni cuditerisht ndryshoi trajektore duke goditur sic thote komunikata aksidentalisht arbitrin kryesor te ndeshjes.
E kam share dhe e kam ofenduar arbitrin dhe per kete nuk terhiqem por nuk e kam qelluar. Ka vende te tjera ku te qellohet ka pohuar Bizhdili.
Sipas Bizhdilit ka klane te caktuara qe kerkojne renien e Beses ne kategorine inferiore. E ndersa Bizhdili akuzohet shpesh here per gjaknxehtesi ne marredheniet e tij me arbitrat presidenti i Beses nga ana e tij i ka bere apel presidentit te FSHF Armand Duka qe te vendose rregull ne kampionat pasi sipas tij nese gjerat do te vazhdojne keshtu atehere ky sezon nuk do te shkoje deri ne fund.