E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fibra optike Shqiperi-Itali interneti me lire

Me realizimin e ketij projekti qytetaret shqiptare mund te perfitojne se shpejti internet me te shpejte dhe me cmim me te lire.

Ne baze te marreveshjes Alcatel-Lucent do te zbatoje lidhjen me fibra optike nenujore ndermjet Italise dhe qendres se sapokrijuar ne Tirane per Shkembimin e Internetit ne Ballkan Balkans Internet eXchange BIX. BIX po krijohet nen kujdesin e UNIFI per te sherbyer si qendra e pare me fibra optike per shkembimin e te dhenave mes Shqiperise dhe qendrave me te medha te telekomunikacionit ne Evrope perfshire Milanon Frankfurtin Amsterdamin dhe Londren. Rrjeti pritet te jete operativ rreth fundit te vitit 2011.

Gjate nje deklarate per mediat Ministri Pollo vleresoi se ky projekt i mundeson Shqiperise hyrjen ne te gjitha burimet e pasura te internetit global dhe per kete arsye eshte me interes te madh per shqiptaret. Lidhja kabllore mes Shqiperise dhe Italise sipas tij eshte nje kontribut me shume ne lidhjen nderkombetare te Shqiperise dhe ne ofrimin e internetit me shpejtesi me te larte dhe me cmim me te ulet.

Ndersa Enrico Banfi zv.president i Alcatel-Lucent Submarine Networks SAS u shpreh se ky eshte nje hap domethenes dixhital per Shqiperine qe do te krijoje kushtet per zhvillimin e sherbimeve IP ne rajon. Kapaciteti i larte shpejtesia deri ne 40 Gb dhe fleksibiliteti i ofruar nga ky kabell i ri do te ndihmoje bizneset dhe nxise investimet ne rajon dhe me gjere./Gazeta Start/

2010-10-28 1806

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›