E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fana Parlamenti ka shkaktuar veshtiresi reale per KLD

Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Neshat Fana thote se mosfunksionimi i Konferences Gjyqesore Kombetare ka shkaktuar veshtiresi reale ne mbarevajtjen e veprimtarise KLD-se.

Ne fillim te nentorit pritet te mblidhet Konferenca Gjyqesore Kombetare per zgjedhjen e perfaqesuesve te rinj ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Veprimi u ndermor nga vete institucionet e drejtesise duke qene se veprimtari ishte bllokuar nga Parlamenti nderkohe qe u detyruan te ndermerrnin vete veprimin e thirrjen e kesaj konference.

Me vjen mire qe me ne fund trupa gjyqesore vendosi qe te futet ne konference zgjedhore per te zgjedhur anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Kam mbajtur qendrim te ashper per mosfunksionimin e saj. Sot KLD ka mungese te disa anetareve qe do te thote se prishet vendimi kushtetues ne vendimmarrjen e Keshillit thote Fana.

Prej me shume se dy vitesh nuk eshte thirrur Konferenca Gjyqesore kohe kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin per organizimin dhe funksionimin e saj me pretendimin se ishte ligj organik dhe si i tille duhej te miratohej me shumice te cilesuar ne Parlament e jo me shumice te thjeshte sikunder ishte miratuar ne 2005.

Gjate kesaj kohe opozita socialiste nuk i ka dhene votat e saj ne Parlament per miratimin e ketij ligji duke bllokuar keshtu punen e institucioneve. /S.Lleshi/Start/

2010-10-29 0842

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›