E Diel, 1 Nëntor 2026

MD Nuk cenohet fondi per ish-pronaret

Permes nje deklarate mediat Ministria e Drejtesise hodhi poshte si te pavertete lajmin e publikuar ne disa media mbi te ashtuquajturin shkurtim te fondeve per kompensimin financiar te ish- pronareve.

Ministria sqaroi se reduktimi i fondeve te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka ardhur si rrjedhoje e shkurtimit te shpenzimeve korrente nga pagat e punonjesve numri te te cileve u pakesua nga 150 ne 91 ne kuader te ristrukturimit te Agjencise mbylljes se degeve te saj ne rrethe dhe nuk cenon aspak pjesen e fondit per kompensimin e pronareve.

Sipas kesaj ministrie vetem nje jave me pare qeveria me nje vendim te posacem lehtesoi akoma me shume procedurat per kete proces duke hequr kufizimin e kohes se aplikimit per te gjithe pronaret qe kompensohen per tokat e zena nga ndertimet informale si dhe duke lejuar qe aplikimin per kompesim ta beje cdo trashegimtar vecmas.

Reagimi i ministrise se Drejtesise mori shkas nga disa interpretime ne media te vendimit te qeverise Per rishperndarje te fondeve buxhetore per shpenzimet korrente brenda programeve te Ministrise se Drejtesise.

2010-10-29 0903

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›