E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet Erobondi Bode Siguruam 300 milione euro

Shqiperia ka arritur te siguroje per here te pare Eurobondin prej 300 milione euro ne tregjet financiare nderkombetare. Kreu i Financave Ridvan Bode e ka quajtur emetimin si nje arritje pasi sipas tij Shqiperia tashme eshte kthyer ne nje vend te sigurt per investitoret e huaj. Njeheresh Bode ka rikonfirmuar qendrimin e tij per perdorimin e Eurobondit se nuk do te perdoret per financimin e deficitit buxhetor. Sipas tij 200 milione euro do te perdoren per financimin e kredise sindikale qe u more vitin e kaluar dhe pjesa tjeter do te hyje ne tregun e brendshem. Eurobondi prej 300 milone euro me interesa te favorshme do te ule koston e borxhit ne vend po ashtu do te krijoje likuiditet ne tregun monetar te vendit. Qe nga ky moment Shqiperia eshte pjese e tregjeve te kapitaleve boterore eshte pjese e transaksioneve me te besueshme qe kane sot ekonomite boterore.
Sapo u njoftuam se tregu i kapitaleve i ka hapur driten jeshile Shqiperise permes perfundimit me sukses te procedurave per emetimin e te parit Eurobond ne historine nje shekullore te shtetit shqiptar. Eurobondi i sapo njoftuar nga dy bankat drejtuese te transaksionit Deutsche Bank dhe JP Morgan konfirmohet te jete ne nje prerje prej 300 milione euro dhe me nje cmim kuponi prej 7.5 deklaroi dje ministri i Financave Ritvan Bode. Sipas tij ky eshte nje moment historik jo vetem per qeverine tone por per gjithe shqiptaret. Emetimi i Eurobondit ne kete prerje dhe ne kete norme interesi perben nje sukses te padiskutueshem dhe qe konfirmon besueshmerine e qeverise besueshmerine e ekonomise shqiptare besimin tek reformat e guximshme qe ka ndermarre qeveria suksesin e pamohueshem te politikave tona makro-ekonomike.
Duhet thene se credit rating ose pozicioni i renditjes se Shqiperise ne tregjet financiare globale nuk ishte aq i pershtatshem per te arritur ne kete prerje dhe me cmimin qe ne leshuam sot eurobondin e pare. Vendet e tjera te rajonit te cilat jane ne keto tregje me pare se vendi yne dhe qe kane tregues te rating-ut te pakten dy shkalle me lart nga ekonomia jone kane marre me norma me te larta interesi. Pak dite me pare Mali i Zi qe ka dy shkalle me lart reatingun nga reatingu jone mori Eurobondin me cmim kuponi 7.9 per te mos permendur Maqedonine qe ishte ne nje periudhe tjeter qe ishte mbi 9 nenvizoi kreu i Financave shqiptare. Per te kjo vertetoi ate qe Bloomberg theksoi se ekonomia e Shqiperise eshte shume here me e fuqishme dhe me performante se sa e vleresojne tregjet nga jashte. Dhe une shpresoj se kjo tendence e vleresimit te tregut per ekonomine shqiptare te tejkaloje edhe me tej parashikimet dhe vleresimet e institucioneve qe merren me vleresimet e vendeve. Sikurse edhe e thashe prerja e Eurobondit eshte prej 300 milione eurosh. Ne Eurobond u ofruan shuma teper me te medha nga kjo por ne perzgjodhem pikerisht prerjen 300 milione euro e cila eshte e pelqyeshme per tregtine ne madhesi dhe se dyti me interesin me te ulet dhe me te mire per ekonomine shqiptare.
Nga sot ne te gjitha agjencite e tregjeve te kapitalit Shqiperia do te vijoje te mbetet e renditur dhe Eurobondi i saj do te tregtohet lirshem ne cdo moment nga bleresit e nivelit te dyte tha Bode. Sipas tij ajo qe eshte per tu theksuar eshte fakti se Eurobondi eshte 1 pike perqindje me pak nga sa autorizoi Kuvendi i Shqiperise 7.5 nga 8.5 qe ishte autorizimi i Kuvendit. Dhe pertej kesaj procedure aspak te pelqyeshme per daljen ne treg se duhet te deklarosh me pare normen e interesit Bode mendon se zbritja ne kete perqindje deshmon edhe nje here per nje ekonomi te besueshme qe del ne tregje per tu bere pjese e tregjeve globale dhe jo pjese e nevojave per te zgjidhur nevojat e castit.
Ne kete kuader menyra se si eshte formuar Eurobondi eshte po ashtu nje arritje. I ndare ne proporcione te barabarta midis bankave investuese me nje te treten midis kompanive investuese te kapitaleve me nje te treten dhe nje e treta perbehet nga fondet e menaxhimit te investimeve fondet e sigurimeve shoqerore shendetesore etj. Pra pjesemarrja ne Eurobond e te ashtuquajturave fryma manipulative ishin gati te paperfillshme dhe kjo deshmon per nje Eurobond teresisht te perdorur leshuar dhe blere per qellime te investimit afatgjate. Perdorimi i Eurobondit do te ndjeke ato prioritete qe tashme jane deklaruar per te zevendesuar 200 milione euro kredi sindikale e cila ka nje efekt kursimi nga ky veprim prej rreth 1 miliarde lekesh ne vit sikurse edhe per te vijuar financimin e operacioneve valutore qe kane te bejne me qeverine deklaroi ministri i Financave. I cili ka pohuar se kjo do te thote se ne emetojme ne tregun e brendshem sot si pjese e permiresimit te bilancit te pagesave dhe pjese e uljes se presionit per mbivleresimin e euros dhe zhvleresimit te lekut nje shume prej rreth 100 milione eurosh. Pjesemarrja ne tregjet e kapitalit tashme do ti mundesoje qeverise po jo vetem qeverise dhe biznesit aksesin ne tregjet e kapitaleve ne menyre te perditshme dhe profesionale cka do te thote se ne mund te behemi pjese e transaksioneve te ardhshme per nje periudhe shume me te shkurter dhe me nje interes qe tashme eshte i paranjohur per shkak te tregtimit te asaj qe kemi ne treg. Eurobondi ishte nje proces teresisht i komplikuar dhe i veshtire edhe per shkak te papajtueshmerise ose pamjaftueshmerise se kuadrit tone ligjor kufizimeve ne raport me transaksione te tilla tregtare financiare por edhe per shkak te mungeses se eksperiences. Ky transaksion mban ne vetvete kontributin dhe angazhimin e stafit te ministrise se Financave qe ne menyre te shkelqyer sipas kreut te Financave kane ndjekur ne menyre te perditshme dhe garantuar sigurine e transaksionit. Dalja e Eurobondit shqiptar nuk ishte ne ditet me te mira te tregut aq me teper ne tregun rajonal pasi dy ditet e fundit kur ne ishim pasi tre dite u qendrua ne Eurobond degjuam lajme jo te kendshme qe vinin nga mosrealizimi i pritshmerive te nje sere ekonomive te medha te Bashkimit Evropian por edhe te vendeve fqinje me ne cka do te thote nje turbullim te tregjeve financiare globale. Megjithate mbyllja me sukses e Eurobondit shqiptar deshmon se ekonomia shqiptare vleresohet si e tille si nje ekonomi vitale dhe si nje ekonomi qe ndervaret pak nga zhvillimet e ekonomive te vecanta evropiane nenvizoi Bode.
Se fundmi do te deshiroja te shprehja mirenjohjen kompanive qe tregtuan te parin Eurobond shqiptar sikurse edhe te gjithe investitoreve qe investuan ne kete Eurobond te cilat ne menyre te shkelqyer u bene deshmitar perkrahes per tu deshmuar tregjeve financiare globale dinamizmin dhe besueshmerine e nje ekonomie ne rritje te shpejte
Une edhe nje here duke perfituar nga ky rast do te doja te theksoja se tashme ekonomia shqiptare eshte pjese e tregjeve globale te kapitaleve cka do te thote pjese e vleresimeve permanente te ketyre tregjeve dhe pjese e performances qe vleresohet nga tregu dhe jo me nga deklarata politike tha Bode. S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›