E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ficxherald: KFOR-i zbaton 12 44-shin

Ata theksuan se do të vazhdojnë ta mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, të cilat, siç thuhet, do t’ia mundësojnë kësaj force të marrë pjesë në misione humanitare në botë.

Misioni i NATO-s në Kosovë do të vazhdojë punën e vet në kuadër të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thanë përfaqësues të këtij misioni.

Ata theksuan se pavarësisht mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, baza e misionit të KFOR-it do të mbetet dokumenti i Këshillit të Sigurimit.

Ndonëse autoritetet kosovare vlerësuan se vlefshmëria e 12 44-shit ka kaluar pas procesit në GJND, komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, tha se zbatimi i këtij dokumenti do të mbetet udhëzim në fuqi për trupat e NATO-s në Kosovë deri në ndonjë vendim tjetër.

Fitcxherald nuk deshi të komentojë zhvillimet eventuale në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ngase ato, sipas tij, janë çështje politike.

“Udhëzimi ynë mbetet zbatimi i 12 44-shit. Misioni do të kalojë në cilëndo fazë që do të shfaqet. Nuk mund t’ua lexoj mendjen shteteve anëtare dhe është e drejtë e tyre, por puna jonë do të vazhdojë ashtu siç jemi urdhëruar”, u shpreh Fitzxherald pas një vizite që i bëri Njësitit për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në fshatin Harilaç, në afërsi të Prishtinës. /rel/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›