Ischinger: Pa gjetur zgjidhje Kosova e Serbia, s’ka BE
Ambasadori Ischinger tha se Beogradi e ka të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE pa zgjidhjen e plotë të problemeve me Kosovën.
Ai tha se zgjidhja e çështjeve praktike mes të dy vendeve, pa hapur negociatat për statusin, do të duhej të gjendej pavarësisht përcaktimeve statusore të palëve.
“Unë mendoj se koncepti i negociatave për statusin do të çonte në drejtim të gabuar. është diçka që, sigurisht, qeveria në Prishtinë, e njohur nga afro 70 vende, nuk do të kishte vullnet të diskutonte. Ajo që është e nevojshme për të dyja palët është që të gjejnë mënyrën për të jetuar së bashku me zgjidhje praktike. Mendoj se kjo është e mundshme, pa e shkelur Kushtetutën e Serbisë. Besoj se shtetet e tjera e kanë demonstruar se është e mundshme që të gjenden zgjidhje praktike në interes të qytetarëve, pa hequr dorë nga përcaktimet statusore”, thotë diplomati.
Ambasadori Ischinger ka kundërshtuar idetë për ndarje të Kosovës, por ka thënë se zgjidhjet praktike për veriun e Kosovës do të mund të gjendeshin duke u mundësuar qytetarëve të kësaj pjese mbajtjen e lidhjeve politike, kulturore e fetare me Serbinë, por duke qenë zyrtarisht pjesë e Kosovës.
“Personalisht jam kundër çdo lloj përpjekjeje zyrtare për të ndryshuar kufijtë aktualë në Evropë, sepse konsideroj se kjo vetëm do të komplikojë gjërat. Ka mënyra të tjera të zgjidhjes së çështjeve të popullatës serbe në veriun e Kosovës. Do t'ju jap një shembull: ka një xhep të vogël përgjatë kufirit të Gjermanisë me Austrinë. është një territor që është shumë i vështirë për t'u qasur nga pjesa austriake për shkak të maleve, por ai vazhdon t'i takojë Austrisë. Për shkak të qëllimeve praktike kjo pjesë e territorit administrohet dhe është në lidhje të ngushtë me Gjermaninë, për shkak se është më lehtë për t'u marrë me këtë pjesë të vendit nga pjesa gjermane”, është shprehur ai më tej.