Fidel Castro kërkon azil në SHBA?

Vetëm disa ditë pas vizitës së kreut të Kishës Katolike, papa Benedictit XVI në Kubë, nga atje vjen një lajm shokues. Ish kreu i Kubës, Fidel Castro, i cili u pa në publik pas një kohe të gjatë me rastin e takimit me Papën, flitet të ketë ikur në drejtim të panjohur.
Përfaqësuesit zyrtar të Kubës heshtin, gazetarët e disa agjencive botërore të lajmeve, ndërkaq, kanë arritur deri te informatat jo zyrtare se kreu i revolucionit komunist në Kubë, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij më të ngushtë është futur në një anije të vogël dhe ka shkuar drejt SHBA-së, në drejtim të qytetit Miami, ku jetojnë shumë kushërinj e bashkatdhetarë të tij, transmeton gazeta sllovene Dello.
Autoritetet kubane as nuk e kanë konfirmuar as demantuar lajmin. Ende nuk dihet nëse Castro vërtetë ka kërkuar azil politik në SHBA, apo mos vallë ky lajm i publikuar në ditën e gënjeshtrave është vetëm një gënjeshtër e 1 prillit.