Policia ruse arreston 55 perkrahes te opozites

Policia ruse thote se kane arrestuar 55 perkrahes te opozites prane Sheshit te Kuq te Moskes per te penguar nje miting te paautorizuar anti-qeveritar.
Aktivistet u kishin bere thirrje mbeshtetesve te ecnin perreth sheshit qe ndodhet jashte Kremlinit duke mbajtur shirita te bardhe si simbol i levizjes se protestes.
Por policia e mbylli sheshin dhe bllokoi rruget e hyrjes per te mos e lejuar tubimin.
Aktivistet ruse te opozites e kane kritikuar qeverine se ka shkelur te drejten e tyre per lirine e tubimit.
Dhjetera mijera aktiviste jane tubuar muajt e fundit per te protestuar kunder manipulimeve te shumta ne zgjedhjet parlamentare si dhe kunder zgjedhjes se zotit Vladimir Putin si president muajin e kaluar.