E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjenden të mbytur në lumë 2 të rinj

Dy persona janë gjetur të mbytur pasditen e sotme lumin e Ishmit në Durrës.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për dy të rinj, njëri i moshës 20 vjeç dhe tjetri i moshës 23 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende të ditur.
 

Dyshohet se dy të rinjtë kanë qënë duke mbledhur material metalike kur kanë rrëshqitur në lumë duke u mbytur aksidentalisht.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›