E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier- Policia arreston Ndue Palucën, bashkë me babanë tentoi të vriste një shtetas në fshatin Shtyllas

Policia e Fierit bëri të ditur se pas kërkimeve intensive ka mundur të arrestojë një shtetas, i cili po tentonte të largohej drejt Greqisë, i cili së bashku me një tjetër shtetas kanë tentuar në fshatin Shtyllas, të vrisnin shtetasin Llesh Marku.

Dy të arrestuarit, Pashuk e Ndue Paluca, janë babë e bir.

Arrestimi i shtetasit Ndue Paluca u bë i mundur pas disa orë kërkimesh të pandërprera, nga shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilat kishin marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

“Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier  janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ndue Paluca, 40 vjeç, në momentin që do të hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të  largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›