E Hënë, 2 Nëntor 2026

Norris fiton duelin me Leclerc dhe Piastri, Verstappen e Hamilton në Top 5

Fitorja e dytë sezonale për Lando Norris pas asaj në start të Kampionatit Botëror në Australi. Piloti anglez i McLaren mundi Charles Leclerc në fund të shtatëdhjetë e tetë xhirove tradicionale të një Grand Prix të tensionuar dhe taktik të Monakos, të kushtëzuar për mirë ose keq nga ndalimi i detyrueshëm nga një dopio pit stop.

Hapi i tretë i podiumit për Oscar Piastrin me McLaren-in tjetër. Australiani mbetet kryesuesi i Kampionatit Botëror, por Norris rifiton dhjetë pikë, duke kaluar në vetëm tre pikë nga lideri.

Jashtë podiumit ishte Max Verstappen, i cili përfundoi i katërti përpara Ferrarit të Lewis Hamilton. I gjashti ishte Isack Hadjar (Racing Bulls) përpara Esteban Ocon (Team Haas), Liam Lawon me Racing Bulls dhe dy Williams të Alexander Albon dhe Carlos Sainz që plotësuan dhjetëshen e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›