Fier Akademia Sportive e ndaluar per sportdashesit
Akademia Sportive në Fier mbyll dyert për sportdashësit dhe të afërmit e të rinjve të ekipit të futbollit. Ndeshja e rradhës mes të rinjve të këtij ekipi dhe ekipit të Bylisit nuk është lejur të ndiqet nga tifozët për shkak të mungesës së mjediseve të përshtatshme për qëndrimin e tyre.
Tifozë dhe të afërm të të rinjve të ekipit të Apollonisë kanë reaguar për këtë veprim ndërsa edhe shoqata e tifozëve ka dalë në mbështetje të tyre. Sipas tyre kjo ndodh këtu e 5 vjet me rradhë sa herë që ka ndeshje, ekipi i të rinjve me ekipe të tjera.
Shkak është bërë mungesa e mjediseve pranë asaj që bashkia e quan Akademi Sportive për të cilën ka investuar miliona lekë por duke e lënë pa mjedise për tifozët. Megjithëse i druhen kamerave për shkak të ndonjë diskriminimi të mundshëm të djemëve të ekipit, të afërm të tyre tregojnë se ndeshjet e të rinjve i shohin gjithmonë kështu, përtej portave me hekura.
Kryetari i Shoqatës së Tifozëve fierakë, Arben Myzeqari akzuon bashkinë se e ka shndërruar në burg këtë akademi duke abuzuar me të drejten e komunitetit për të qenë i pranishëm në ndeshjet e të rinjve.
Sipas tij bashkia fier ka nëpërkëmbur të drejtat që komuniteti fierak ka në këto mjedise publike. Akademia Sportive është një investim i Bashkisë Fier dhe presidentit të klubit të Apollonisë Koco Kokëdhima. Por menaxhimi në tërësi i futbollit fierak dhe i akademisë konsiderohet nga shoqata e tifozëve fierakë si shumë i keq.
Ky pretendim ka qenë shkak për debate të vazhdueshme dhe të ashpra mes bashkisë, drejtuesve të Apollonisë dhe Shoqatës së tifozëve. Kjo e fundit është rregjistruar përpara një viti si person juridik pranë Gjykatës së Tiranës.