E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, gati lehtesimi i vizave

Levizja e lire e qytetareve drejt "shengenit" perafron integrimin

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha priti diten e djeshme ne nje takim Sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Agathoklis Aristidhis. Zhvillimet rajonale, procesi i integrimit euroatlantik dhe evropian, marredheniet dypaleshe dhe ceshtje te tjera te aktualitetit nderkombetar, ishin temat kryesore te bisedes. Nje vemendje e vecante ne bisede iu kushtua edhe lehtesimit te pajisjes me vize per qytetaret shqiptare. Gjate bisedes ne lidhje me kete ceshtje, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke deklaroi se qeveria e Greqise po zbatonte edhe marreveshjen e lehtesimit te vizave me vendin tone. Sipas bashkebiseduesve levizja e lire e qytetareve drejt hapesires "shengen" do te forcoje procesin e perafrimit dhe te integrimit te vendeve tona me BE. Duke u ndalur ne zhvillimet ne rajonin tone, ministri Basha nenvizoi se vizioni i Shqiperise per rajonin e Evropes Juglindore eshte integrimi i plote i vendeve te rajonit perfshire Kosoven dhe Serbine ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Shqiperia eshte e perkushtuar ndaj ketij vizioni, theksoi ministri Basha, dhe e konsideron ate percaktues per qendrimet dhe marredheniet e saj me fqinjet.

Procesi i integrimit evropian dhe euroatlantik i rajonit kalon nepermjet reformave, dhe per kete arsye theksoi ministri Basha, Shqiperia eshte e perkushtuar te vazhdoje pa ndalur reformat qe bene te mundur integrimin euroatlantik te vendit, marrjen e fteses per ne NATO dhe nenshkrimin e protokolleve te pranimit. Duke falenderuar perfaqesuesin grek per mbeshtetjen qe Greqia ka ofruar dhe vazhdon te ofroje ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe vendeve te tjera te rajonit, ministri i Jashtem, Basha, beri nje ekspoze te reformave te sukseshme te qeverise Berisha ne konsolidimin e shtetit ligjor, luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, reformat fiskale dhe liberalizimin e ekonomise shqiptare. Keto reforma konsiderohen si kredencialet me te mira per procesin e integrimit te vendit, theksuan bashkebiseduesit. Po keshtu, mes Bashes dhe Aristidhis u diskutua edhe per ceshtjet e bashkepunimit dypalesh dhe rajonal, si transporti dhe energjia.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›