Fier/ Ndryshoi deshmine ne gjyq, arrestohet i denuari
Nuk bashkepunoi me prokurorine per zbardhjen e nje ngjarje kriminale, denohet per moskallezim krimi nje 25-vjecar nga Velmishi i Fierit. Policia vendore i ka vene prangat diten e djeshme te kerkuarit Klevin Tomorri, pasi ne baze te urdhrit te Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane, mbeshtetur ne vendimin e kesaj gjykate, eshte denuar ne mungese me 58 dite burg per vepren penale "moskallezim te krimit" e kryer ne bashkepunim. Gjate nje procesi hetimor, 25-vjecari ka ndryshuar mendje, duke mohuar ato qe kishte rrefyer fillimisht per grupin hetimor. Gjykata ka vleresuar kerkesen e organit te akuzes duke e denuar.