E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy motrat, 22 vjet nen zinxhire

DIBER- Nje histori dramatike dhe e dhimbshme ka tronditur diten e djeshme opinionin ne Qarkun e Dibres dhe ne vend. Policia dhe autoritetet vendore kane cliruar nga zinxhiret e "burgosjes" dy motra, qe mbaheshin te izoluara nga babai i tyre prej 22 vjetesh. Ngjarja ka shokuar autoritetet qe kane nderhyre menjehere, duke derguar fillimisht Thellenxa dhe Fidane Keshin, 47 dhe 38-vjece ne spitalin e qytetit te Peshkopise per kurim. Kurse babai i tyre, Dine Keshi, ka rrefyer se gruaja i kishte vdekur heret, ndersa i eshte dashur te kujdeset per vajzat duke i ushqyer dhe lare per vite me radhe pasi jetonte ne kushte te mjerueshme. Ai ka shpjeguar se semundja e rende mendore e dy vajzave e ka detyruar qe t'i mbaje te izoluara nga shoqeria, pasi ishin teper agresive. Policia vendore nisi hetimet dhe pritet te marre masa ndeshkuese per te moshuarin, per "heqje te paligjshme te lirise se tjetrit".

Familja Keshi banonte ne Maqellare te Dibres dhe dy vajzat perfitonin pension invaliditeti, kurse babai punonte ne bujqesi dhe siguronte te ardhura nga pensioni i tij. Por askush nuk ishte kujtuar per dy vajzat qe vuanin nga problemet mendore, edhe pse njera prej tyre kishte qene e shtruar ne adoleshencen e saj per 7 vjet me radhe ne Spitalin Psikiatrik. Historia e Fierit, ku nje 26-vjecar u gjet i lidhur me zinxhire ne nje kolibe nga gjyshi i tij per shkak te semundjes mendore dhe agresivitetit, ka nxjerre ne pah nje drame te dyte edhe me te madhe. Inspektori i zones dhe autoritetet vendore te sherbimit social ne Diber kane udhetuar mesditen e djeshme drejt Maqellares, ku kane gjetur dy vajzat ne nje dhome te baneses te lidhura me zinxhire. Pamja ka qene me se e dhimbshme. Me floke te prere keq, dhembe te krimbur, te kequshqyerja dhe te pavetedijshme prej shume kohesh, dy motrat Thellenxa dhe Fidane Keshi mbaheshin prej 22 vjetesh ne shtepi te lidhura nga babai. Thellenxa sipas te atit, u lidh kur ishte 25 vjece, kurse sot eshte 47 vjece dhe Fidania kur ishte 16 vjece.

Babai Dine Keshi, qe sapo i ka kaluar te 70-at, i ka treguar inspektorit te zones dhe punonjesve te sherbimit social se vajza e madhe, ne moshen 16 vjecare ka shfaqur shenja te semundjes mendore dhe per keto arsye qendroi per 7 vjet e shtuar ne Spitalin Psikiatrik te Vlores. "Pas daljes nga spitali u detyrova t'i mbaja te lidhura te dyja, pasi edhe tek e vogla u shfaq po kjo semundje ne adoleshence. Ishin agresive dhe kisha frike mos u benin keq njerezve. Iknin nga shtepia dhe kisha veshtiresi per t'i gjetur, kurse nena e tyre nderroi jete shpejt", eshte mbrojtur i moshuari gjate rrefimit. Babai shpjegon se vajzat vuajne nga problemet mendore, por pavaresisht kesaj nuk mjekohen dhe ai s'ka mundesi t'i ndjeke me tej, pasi duhet te mbijetoje duke punuar. "Kujdesem une per to, i ushqej dhe i laj, por nuk i lidh per t'u bere keq apo t'i torturoj, por ato jane agresive dhe kam frike mos bejne ndonje gje te keqe", ka shpjeguar me tej ai. Gjendja e dy motrave eshte vleresuar si tejet e renduar dhe ato nuk kane shfaqur sjellje agresive gjate dergimit per ne spital, por nuk kane ditur te japin asnje pergjigje per pyetjet dhe nuk kane qene as te vetedijshme.

Jetonin me pension invaliditeti

Familja Keshi, ne kushte te mjerueshme

Familja Keshi sipas autoriteteve vendore ne komunen e Maqellares, jeton prej shume vitesh ne kushte te mjerueshme ekonomike. Asnje nuk eshte i punesuar dhe te ardhurat i sigurojne vetem nga pensioni i invaliditetit qe perfitojne vajzat, qe jetojne dhe ushqehen ne nje prej dhomave te shtepise, por pa kushte jetese. Kryefamiljari Dine Keshi, ka rrefyer se atij i duhet te punoje ne are dhe me te mbjellat, qe te siguroje te ardhura shtese, ndersa nuk mundet t'i lere te lira ne shtepi vajzat, pasi largohen dhe nuk i gjen dot me, por ai nuk ka as moshe dhe as fuqi qe t'i ndjeke nga pas. Ai eshte shprehur se nuk i ka mbajtur vazhdimisht te lidhura, por se ato kane 22 vjet qe jane te semura.

Sistemimi

Pas zbulimit te ngjarjes, dy motrat jane terhequr dje nga banesa dhe derguar ne spitalin e Peshkopise per kurim te metejshem. Autoritetet vendore dhe ato qendrore po marrin masat per sistemimin e vajzave ne ambiente te pershtatshme per te banuar dhe trajtuar.

Mjeket

Per te liruar dy motrat ne Maqellare te Dibres kane shkuar edhe disa mjeke te spitalit, qe shoqeruan autoritetet e sherbimit social dhe inspektorin e zones. Nen kujdesin e mjekeve ato u derguan ne spital per t'iu nenshtruar analizave dhe mjekimeve te rastit.

Precedenti, 26-vjecari ne Levan, 3 vjet nen zinxhire

Ky eshte rasti i dyte qe zbulohet brenda disa ditesh ne vend, ku familjaret trajtojne femijet ne menyra cnjerezore, duke i lidhur me zinxhire per shkak te semundjeve mendore dhe agresivitetit. Nje jave me pare ne Levan te Fierit, policia liroi nga nje kolibe ku ishte lidhur me zinxhire, 26-vjecarin Fatmir Rashu, qe mbahej prej 3 vjetesh i izoluar nga gjyshi i tij. Autoritetet vepruan menjehere duke sistemuar te riun ne spital per kurim dhe kaluan nen hetim per "heqje te paligjshme te lirise", gjyshin e tij te moshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›