E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackitnin me dhune, pranga dy "kacakeve"

Elbasan- Grabisnin dhe terrorizonin bizneset dhe kalimtaret ne Qarkun e Elbasanit, vihen ne pranga dy te rinj nga Durresi. Denoncimet per plackitje dhe kercenim gjate vjedhjes kane cuar policine vendore ne zbardhjen e ngjarjeve dhe kapjen e te dyshuarve. Burime zyrtare bene me dije se mbremjen e se henes, agjentet e Seksionit te Krimeve Kunder Prones bene ndalimin ne flagrance te Arjan Sadikaj, 23 vjec dhe Alfred Bicaku, 21 vjec, te dy banues ne lagjen nr. 18 te Durresit.

Sipas hetimeve te kryera nga Policia e Elbasanit dhe denoncimeve te te demtuarve, rezulton se dy dite me pare, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, te dyshuarit kane vjedhur me dhune 32 litra benzine ne piken e furnizimit "Anoil", ne fshatin Xibrake te Elbasanit.

Gjithashtu ne ngarkim te tyre, tre dite me pare ka bere kallezim penal edhe A. M., 18-vjec, banues ne lagjen nr. 2 te Librazhdit. I riu ka rrefyer per grupin hetimor se Sadikaj dhe Bicaku, ne afersi te qytetit, i kane dale ne rruge duke e grabitur. "Dy personat sipas deshmise se dhene udhetonin me nje automjet tip "Mitsubishi", me targe DR 4125 D", njoftoi policia dje. Duke i bere presion, te dyshuarit i kane vjedhur nje telefon celular qe adoleshenti ka pasur me vete dhe me pas jane larguar. Autoret nuk kane mundur te grabisin sende te tjera apo para, pasi ai nuk ka pasur gje tjeter pervec celularit.

"Nga hetimet e kryera deri tani nga ana jone, ka rezultuar se personat qe i kane vjedhur me dhune celularin te riut me inicialet A. M., jane te dyshuarit e ndaluar, Arjan Sadikaj e Alfred Bicaku", deklaroi policia per ngjarjen e ndodhur. Ndersa ne baze te deshmise se punonjesit te pikes se karburantit eshte bere edhe paraqitja, per njohje e me tej identifikimin e te rinjve qe nuk kane paguar sasine e benzines se marre ne distributor. Prokuroria po heton ngjarjet per dy akuza te "vjedhjes" dhe "vjedhjes me dhune", te kryera ne bashkepunim.

Hetimet

Grupi hetimor vijon hetimet ne bashkepunim me Prokurorine e Elbasanit, per te zbuluar krime te tjera te mundshme te kryera nga dy te ndaluarit. Po verifikohen te gjitha denoncimet e bera ne komisariatet e qarkut, per plackitje apo vjedhje te dhunshme. Ndaj te dyshuarve jane ngritur akuzat e "vjedhjes me dhune" dhe "vjedhje e kryer ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›