Shfrytezoi per prostitucion, arrestohet i dyshuari
Fier- Shfrytezoi nje vajze dy vjet me pare ne hotelet dhe motelet e qytetit te Fierit, arrestohet 34-vjecari i dyshuar. Duke u zbardhur dita e djeshme, policia vendore ka vene ne pranga Astrit Koroveshin, lindur ne Ballsh dhe banues ne Fier, i denuar me pare nga drejtesia shqiptare. Burime zyrtare bene me dije se ndaj te dyshuarit kishte nje urdher ndalimi, te leshuar prej gati dy vitesh. Ndaj Koroveshit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier ka dhene masen e sigurise arrest me burg, per vepren penale "shfrytezim prostitucioni". Referuar dosjes hetimore ne prokurori mesohet se gjate vitit 2007, 34-vjecari pasi ka mashtruar per nje jete me te mire dhe me te ardhura, ka shfrytezuar nje vajze nga ky qytet, duke e kthyer ne punetore seksi per qellime perfitimi. Krimi eshte denoncuar nga vete vajza, kurse Koroveshi u shpall ne kerkim dhe hetimet vijuan ne mungese. Gjate diteve te fundit agjentet kane lokalizuar vendndodhjen e te dyshuarit, duke e arrestuar ate teksa kthehej per ne banese. Vajza me inicialet A. S., ka rrefyer per agjentet Antitrafik dhe prokurorin e ceshtjes se si eshte mashtruar dhe me pas shfrytezuar per prostitucion, duke u detyruar te shkonte me klientet per shuma te ndryshme parash.