E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Përplasen dy makina, 2 të vdekur, 1 i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Fier-Patos ku për pasojë kanë vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Portëzës ku dy makina janë përlasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar edhe bilancin tragjik. Sipas informacioneve viktimat janë Eduart Kodheli dhe një burrë me inicialet K.K ndërkohë që është plagosur shtetasi Agim Laze. Mësohet se i plagosuri Laze është shoferi i kreut të Bashkisë së Patosit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›