Ançeloti: S’do bëhem kurrë si Murinjo
ANGLI- Për lojtarët e Çelsit ishte një “shock” i vërtetë të dëgjonin teknikun e tyre Karlo Ançeloti të shante në anglisht në përfundim të ndeshjes me Apoelin në Champions League. Deri përpara asaj ndeshje, ai e shprehte inatin në italisht, por tashmë ka filluar edhe anglisht. “Por, “f...off” është një gjuhë ndërkombëtare, - ka shpjeguar Ançeloti. – Nuk e kujtoj saktësisht se çfarë thashë, por di që lojtarët mbetën të habitur. Ndonjëherë trajneri duhet t’i japë një elektroshok grupit të lojtarëve për t’iu treguar sa i zhgënjyer është. Por, jo gjithmonë, sepse nuk duhet humbur kontrolli. Di që Murinjo në ditët e fundit ka patur probleme me gazetarët italianë dhe ndonjëherë kam menduar edhe unë të sulmoj ndonjë, por nuk e kam bërë. Vij nga një shkollë e mirë, ajo italiane dhe më pëlqen t’i respektoj të gjithë, kështu që mos kini frikë asnjëri”, tha Ançeloti duke qeshur në konferencë shtypi.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)