Fier/ Sekuestrohen 2.6 mln euro dhe një automjet “Bentley” ,dyshohet për pastrim parash

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar rreth 2.6 milionë euro në llogari bankare, si dhe një automjet luksoz tip “Bentley”, në kuadër të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Pasuritë i përkasin shtetasit K.H., i cili ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se, përmes vendimeve të falsifikuara, ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Në vijim të hetimeve, janë sekuestruar llogari bankare me një vlerë prej 2,610,195 euro, 1,865,076 lekë dhe 7,515 dollarë amerikanë.
Gjithashtu, është sekuestruar një automjet tip “Bentley Flying Spur”, i vitit të prodhimit 2024, me vlerë blerjeje të deklaruar prej 250 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë produkte të veprave penale që janë objekt i hetimit në këtë procedim. K.H. është nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Hetimet mbi falsifikimin e pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 milionë euro llogari bankare të shtetasit K.H., dhe një ‘Bentley’
Me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan 2.6 milionë euro në llogari bankare si dhe një automjet tip ‘Bentley’ të shtetasit K.H., nën akuzë për veprat penale
“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.Ky shtetas, aktualisht me masë sigurimi “Arresti në shtëpi”, nëpërmjet vendimeve të falsifikuara ka arritur të regjistrojë sipërfaqe të konsiderueshme toke. Për rrjedhojë në vijim të hetimeve u sekuestruan: