Pacolli vazhdon aktivitetet në Nju Jork
"Zëvendëskryeministri Pacolli, i cili ishte i ftuar nderi në këtë ceremoni gala, gjatë fjalës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u nderua me një vend në lozhën e nderit në mesin e dhjetëra presidentëve dhe kryeministrave. Gjatë kësaj ceremonie, zëvendëskryeministri Pacolli shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me udhëheqës shtetesh, si, me ministrin e punëve të jashtme të Cejlonit, Sudanit të Jugut, Mozambikut etj. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dha edhe një intervistë direkte me televizionin amerikan CNBC ku foli gjerësisht për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Pacolli ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në afirmimin dhe konsolidimin e shtetësisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare", thuhet ne nje njoftim te zyres se Pacollit.