E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier Vjosa krijon probleme ne Cakran

Mblidhet shtabi i emergjences se prefektures se Fierit. Kreu i saj prefekti Bujar Hasa ka njohur te pranishmit me situaten e krijuar nderkohe qe kane raportuar anetare te saj per kontrollet e kryera ne ato fshatra ku kerkohet nderhyrje e pushtetit. Gjate oreve te nates prurjet e Vjoses jane shtuar dhe per pasoje ne komunen e Cakranit ka permbytur plot 280 ha toke bujqesore si dhe ka demtuar ne te mbjella me dhjetera familje. Situata me kritike eshte tek ujesjellesi i zones pasi stacioni i pompimit eshte permbytur.

Pa uje ka mbetur jo vetem zona e Cakranit por edhe Patosi Porteza si dhe shume fshatra te tjere qe furnizohen nga ky stacion. Kryetari i komunes tha se nje situate e tille ndodhi edhe dimrin e shkuar dhe komuna ka kerkuar qe te nderhyhet pergjate brigjeve te Vjoses me qellim ndertimin e pritave por pavaresisht premtimeve asgje ska ndodhur. Ne Selite Levan e erven uji i lumit i eshte afruar banesave. Situata edhe pse kritike po mbahet nen kontroll nga autoritetet vendore te cilat pohojne se ne rast te perkeqesimit te saj do te nderhyhet me evakuimin e banoreve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›