Ruci Duhet te zgjidhim krizen politike

Berisha Lufta kunder korrupsionit do te vazhdoje me vendosmerine me te madhe
Kreu i Grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci ftoi mazhorancen qe te shqyrtoje propozimet e tyre per zgjidhjen e krizes politike. Duke komentuar raportin negativ te KE-se per vendin tone deputeti Ruci i beri thirrje kryeministrit qe te reflektoje duke nisur me pare me zgjidhjen e problemit te transparences se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. shte koha dhe momenti per reflektim dhe reflektimi fillon nga e para nga kambana nga zgjidhja e krizes politike.
Oferten e opozites e ke mbi tavoline reflekto. Opozita te ka njehsuar propozimin e saj me rezoluten e Parlamentit Europian reflekto - theksoi Ruci. Socialistet e kushtezuan pjesemarrjen ne reformen per zgjedhjet e ardhshme lokale me hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Sipas tyre pergjegjesja e vetme per moszgjidhjen e krizes eshte qendrimi i mazhorances e cila kontestoi edhe draftin e delegateve te Komitetit te Parlamentit Europian. Ruci pohoi se raporti kritikon rende qeverine se nuk ka kryer si duhet detyrat e saj si dhe ngre shume shqetesime ne lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ka verejtje konkrete nga KE dhe juve duhet te jepni pergjigje. Nuk ka vend per levdata por ka nevoje per reflektim duke nisur qe nga zgjidhja e krizes politike - tha ai.
Por i menjehershem ishte reagimi i kryeministrit Berisha i cili akuzoi kryetarin e opozites per korrupsion. Korrupsioni eshte nje e keqe e madhe e cila nuk mund te crrenjoset por beteja me te do te vazhdoje ne menyren me te vendosur dhe suksese te tjera te medha do te arrihen. Une ju garantoj se 8 maji do te jete fundi i 20 perqindeshit. E kemi dhe ate per ta rrezuar dhe do ta rrezojme. Lufta kunder korrupsionit do te vazhdoje me vendosmerine me te madhe - tha Berisha. Shefi i mazhorances garantoi se raportet e Komisionit Europian do te mbeten program pune per qeverine shqiptare.