4 engjejt qe na shkulen shpirtin...
Engjej te vegjel qe iket kaq nxitimthi nga kjo jete. Kaq te vegjel e kaq te forte sa te na shkulni shpirtin. Deri dje ne se dinim qe ju ishit. Qe luanit vetem me veten tuaj qe rriteshit nga dita ne dite. Ne se dinim cbluanin ato mendjet tuaja te vogla kur nata binte dhe mblidheshit rreth njeri-tjetrit per te duruar te ftohtin por edhe per te qeshur me capkenlleqe pafund. Ne nuk e dinim nese kishit apo jo per te ngrene mjaftueshem. Nuk e dinim nese sakrificat e nenes suaj kane mundur tju sjellin gjera aq te mira sa cprovojne femijet tane. Nese kishit qene ndonjehere ne nje kend lodrash... Ne nuk e dinim qe ishit mbi kete bote. E qe jetonit kaq prane nesh. E kaq ndryshem nga ne. Por sot na keni thyer e perkulur sa smbajme dot me peshen e ikjes suaj. Ne skemi ditur gje per ju.
Por e ka ditur Zoti. Dhe Ai eshte ne cdo femije te kesaj bote. Dhe ndoshta vet Ai e di cka jetuar bashke me ju ne ate kasollen e vogel qe mediat e ben sot aq te madhe. Ai na shikon te gjitheve. Dhe ndoshta ska mundur dot te duroje tju shoh tek beheshit te rritur. Pa qene me pare femije. Ska mundur dot ndoshta te duroje as ato mungesat e jetes suaj te mjere. Ishit kaq te vegjel. Te brishte. E mendja juaj si e cdo femije te kesaj bote njeh vetem te bukuren te miren e nuk ngrihej dot me lart. Ne ato lartesite qe mundet truri i nje te rrituri. Per te kuptuar se mund te kishte dhe per ju nje jete ndryshe. Plot gjera te embla qe ndoshta ju nuk e dinit se ekzistonin e qe jane aq normale per femijet tane. Ju ishit aq te vegjel e te pamundur. Per te kuptuar se ishit te ndryshem ne mundesite e jetes.
Por mesa duket e ka ditur dikush tjeter qe eshte mbi ju. E mbi ne. E ka ditur Zoti. I cili na sheh te gjitheve. E ndoshta ska duruar dot. Tek ju ka pare ashtu cdo dite cdo nate te jetes suaj. Ashtu te zbehte nen driten e nje qiriu te mallkuar ne kete nate te ftohte dimri si te gjithe dimrat e neteve tuaja. Ashtu te katert tek ngroheshit me njeri - tjetrin ne ate kasolle te ngushte te harruar nga ne te gjithe. Ate kasolle aq te vogel per shpirtrat tuaj. Dhe i ka dhembur. I ka therur.
Me shume akoma me siguri po te kete menduar se kaq prane tyre ngrihet nje qytet i madh e me drita ku ka njerez te pushtetshem te gatshem te shfrytezojne cdo shkak per te festuar dhe prishur miliona. Ato miliona qe aq te ndryshme do ta kishin bere jeten tuaj. Qyteti ku njerezit e mire jane mbledhur e bere kruspull dje nga historia juaj e skane me as ze e as zemer per te kundershtuar kete ikje... Qe te shkul shpirtin.
E ndoshta ska duruar dot. Tek ka pare nga lart aq lart sa qendron Ai nje grumbull njerezish teksa ngrinin ne qiell skelat e koncertit te ardhshem te zhurmshem e te madh. Pak kilometra me tej kater zemra te vogla te vetmuara nga gjithcka. Dhe nje qiri.
E i ka thirrur. I ka marre me vete ne ate vendin e mrekullueshem per ti pasur prane e kujdesur per ta. E ka ndjere e ka kuptuar sdo tju mberrinte kurre nje ndihme nga ne.
Na late pas nje dhimbje qe ssherohet. Jo vetem ne zemren e nenes por ne zemrat e te gjithe prinderve te ketij vendi. Te te gjithe njerezve te urte te ketij vendi qe prej nga smbahet mend vazhdojne te kerkojne nje jete me te mire e me te denje. Ne nje heshtje te padenje. E te padrejte. Per te kerkuar nje te drejte qe vete zoti ua dha.
Ne jemi tokesore. Ne nuk mund te gjykojme veprimet e Tij. Arsyet e tyre. E ndoshta skemi per ti kuptuar asnjehere. Te pakten per sa kohe do te jemi mbi kete toke. Por arsyet tokesore i kuptojme ama. E vazhdojme te heshtim. Edhe kur Roberti Vilsoni Kasandra e Nertila na perkulin nga dhimbja tek ikin nga kjo jete per shkak se ne kasollen e tyre si ne mijera te tilla te Republikes nuk ka mberritur vemendja jone. Duke harruar dhimbshem keshtu se Zoti eshte ne cdo femije ne cdo njeri.