E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjosa përmbyt toka e shtëpi, Prefekti jep alarmin

FIER - Niveli i ujit arriti në 7.5 m, nga 5.5 m që është pika kritike duke shënuar nivelin më të lartë në këtë dhjetëvjeçar. Kështu është shprehur sot prefekti i Fierit, Bujar Hasaj referuar prurjeve në lumin Vjosë, i cili si pasojë e reshjeve të shumta ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka e shtëpi në fshatrat e Fierit dhe Vlorës.

Deri tani, mësohet se janë nën ujë 510 hektare tokë bujqësore dhe rreth 30 shtëpi të fshatit Ferras. Po kështu e rerzikshme paraqitet situata edhe në fshatrat Pishporo e Cerven.

Prefekti tha se është mbledhur shtabi i emegjencave për të vendosur planin e masave.
"Dje, efektivat e policisë u shpërndanë në grupe në terren për evakuimin e familjeve më të rrezikuara", tha ai, ndërsa shtoi se "krahas grupeve të emergjencës në terren janë dhe grupet e verifikimit të dëmit, me qëllim përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm, për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e të dëmtuarve".

Reshjet, përmbytje në Fier e Gjirokastër

20 dhjetor

Moti i keq me reshje të dendura shiu në shumicën e qyteteve dhe borë kryesisht në veri
kanë shkaktuar probleme të shumta, duke përmbytur banesa e biznese e duke mbajtur të izoluara komuna të tëra.
***
Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Drino, gjithë qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, prej mesnatës. Burime nga vendi i ngjarjes informojnë se shkak është bërë përmbytja e nënstacioni elektrik në Gjirokastër që furnizon gjithë qytetin.
Si pasojë e përmbytjes shumë shtëpi e biznese janë zhytur në ujë, ndërkohë që dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur.

***
I njëjti problem konstatohet edhe në Fier, me daljen e lumit Gjanica nga shtrati. Të gjitha banesat dhe bizneset pranë lumit janë përmbytur, ndërkohë që nën ujë është edhe tregu industrial, që vuan të njëjtën pasojë sa herë ka reshje të shumta shiu.
***
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar aksi rrugor Përmet - Çarshovë në vendin e quajtur Badlonjë, pasi masive të mëdha dheu dhe gurësh kanë bllokuar këtë aks që prej orës 20.00, të datës 19.12.2009. Aktualisht në vend janë forcat e policisë si dhe mjetet e rënda të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve të cilat po punojnë për hapjen e rrugës.
***
Në shkallën e zezë përballë Hormovës, në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë herë pas here kanë rënë grurë por s'kanë shkaktuar bllokim rruge , pasi aty është e instaluar një fadromë e Rruga Urës e cila bën pastrimin e menjëhershëm të rrugës.
***
Në aksin rrugor Memaliaj- Ballsh, në vendin e quajtur Ish Fabrika e Fosforit, rreth orës 06.30 të datës 20.12.2009, ka pasur rrëshqitje dheu dhe masiv guri ku për pasojë rruga është vështirësuar qarkullimi. Aktualisht aty po punon një fadromë për të pastruar dheun dhe gurtë me qëllim lëvizjen lirshëm të automjeteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›