Fier, aksident fatal për dy bashkëshortët

Makina e aksidentuar (foto Shekulli)
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Ballsh- Fier. Sipas policisë nga ky aksident kanë gjetur vdekjen dy persona burrë e grua të moshuar ndërsa drejtuesi mjetit , djali i tyre ka mbetur i plagosur. Ngjarja është shënuar në orët para të mëngjesit të së hënës në vendin e quajtur Kthesa e Visokës rreth 6 kilometra larg qytetit të Ballshit .
Një mjet tip Nisan me targa greke AIN 5751, që drejtohej nga Vladimir Minaj ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 10 metra. Si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Ramadan Minaj, 76 vjeç dhe bashkëshortja e tij Anife Minaj, 70 vjeç banues në Tiranë.

(foto Shekulli)
Mësohet se viktimat dhe drejtuesi mjetit ishin një familje dhe vinin nga Greqia për festës e Pashkës. Pikërisht në vendin e quajtur “Kthesa e Visokës”, i quajtur edhe kthesa e vdekjes kjo për arsye se të ky vend shumë pranë vendit të ngjarjes ndodheshin dy lapidare të ngritur nga familjet kushtuar viktimave të aksidentuar, mjeti me targa greke ka shmangur një përplasje me një mjet tip Benz me targa MK 40 13 A dhe më pas si rezultat edhe i asfaltit të rrugës nga reshjet e shiut ka përfunduar në një humnerë.
Kanë ndërhyrë banorë të rastit të kësaj zone të cilët kanë ndaluar një mjet dhe kanë çuar në spital Vladimirin dhe nënën e tij Anifen, Ndërsa Ramadani kishte gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes dhe është marrë nga ambulanca dhe është çuar në morgun në spitalit Fier. Sipas mjekëve 70-vjeçarja Anife Minaj si rezultat i plagëve të marra ka gjetur vdekjen në spitalin e Fierit ndërsa Vladimiri është nën kontrollin mëkateve por në gjendje të rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje policia nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar por shprehet se mjeti është aksidentuar mbasi ka dalë nga rruga. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë. /K.Th/