
IGUMENICË- Një sasi e madhe droge e llojit hashash, plot 545 kg është gjetur në kufirin shqiptaro-grek, në një furgon të braktisur në Filat të Igumenicës. Droga u gjet ne nje furgon në një zonë pylli, në Ravena të Filatit, brenda se cilit gjendeshin 50 thasë me lenden narkotike. Pas hetimit u zbulua se mjeti ishte marrë me qera në Athinë dhe kishte ardhur deri në kufi me Shqipërinë, ku ishte ngarkuar nga shtetas shqiptarë.
Siç rezultoi nga hetimi policore, këtë automjet, e ka marrë me qera një grek 28-vjeçar, dhe përdorej si mjet transporti të drogës, me shofer, shtetas grek 35-vjeç. Ky i fundit pasi vuri re praninë policore në urën e Vrosinas, fshehu automjetin e mbushur me drogë, në zonën e Ravenës, Thesproti dhe u largua në këmbë.
Pas kontrolleve të shumta, policia greke arriti të arrestojë 6 shtetas, përfshirë edhe shoferin e furgonit. Të arrestuarit janë 4 greke (2 meshkuj e 2 femra), të moshës 28, 35, 28 dhe 29-vjeç, si dhe 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 38-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një shqiptar 33-vjeç.
Gjatë hetimeve, rezultoi se gjatë tre muajve të fundit, shtetasit e mësipërm, kishin krijuar një grup kriminal, me role të përcaktuar, me qëllim futjen në shtetin grek, të sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, me qëllim shitjen e tyre në Athinë. Mësohet se droga është sjellë në kufi e ngarkuar në mushka, nga disa shtetas shqiptarë ende të paidentifikuar. Policia vazhdon ende hetimet.
Shpresa DINE