Rama në Divjakë: Ndryshim të politikës aktuale përmes të rinjve

Divjaka, është ndalesa e radhës e turit të anëtarësimeve të reja pranë Partisë Socialiste. Kreu i opozitës Edi Rama deklaroi se forca e ndryshimit jo vetëm për Divjakën dhe Lushnjen, por gjithë Shqiqërisë vjen përmes ndryshimit të politikës aktuale. Sipas tij, fuqia e këtij ndryshimi kalon përmes energjive të të rinjëve.
“Divjaka dhe e gjithe Lushnja duhet të rilindë përmes një punësimi real, peërmes një zhvillimi të qëndrueshëm dhe peërmes eleminimit të klientelave të qeverisë. Për të ndryshuar Divjaka, Lushnja dhe e gjithë Shqipëria duhet të ndryshoj politika, e për këtë duhet që fuqia e ndryshimit të kalojë përmes këtyre të rinjve që vullnetarisht secili prej tyre me arsyen e tij ka zgjedhur të jetë pjesë e FRESSH-it” tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se pronarët e tokës janë në kufinjtë e mbijetësës për shkak të politikave qeverisëse. “Sot të punosh e të jetosh me tokën tënde është të jetosh në kufinjtë e mbijetesës per shkak të politikave qeverisëse dhe kjo duhet të ndryshoj pasi nuk mund të paguaj njësoj TVSH si klienti i qeverisë ashtu edhe fermeri” tha Rama. Rreth 1000 të rinj nga i gjithë rrethi i Lushnjes janë bërë pjesë e Partisë Socialiste gjatë këtij muaji.