E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aksion për parandalimin e zjarreve

Vera është stina kur zjarret aksidentale shkrumbojnë qindra hektar pyje dhe në rastin më të keq viktima në njerëz. Për të shmangur fatkeqësitë të kësaj natyre, Drejtoria e Pyjore së Fierit ka nisur një aksion me inspektoriatet për masat parandalues të zjarreve. Hapi i parë në këtë rast është shtimi i numrit të policisë pyjore në pika të kyresore për të patur në kontroll situatën. Shkëlqim Jaupaj drejtor i shërbimit pyjor Fier thotë se ky do të piozicionohen pikat e reja të vëzhgimit të pyjeve.
 

Drejtori thotë se për këtë verë duhet siguruar lënda e parë për zjarrëfikset, karburanti. Për të shmangur vonesat, ai ka zhvilluar mbledhje në prefekturë për të siguruar depozita me karburantë. Japuaj thotë se është i vendosur të mbroj pyjet nga prerjet masive. Në këtë rast, personat të cilët janë kapur me prerje te paligjeshme janë çuar në prokurori për ndjekje penale. Për vitin 2011 ka patur 20 rastetë prerjeve të paligjshme të pyjeve ku precedentët janë çuar në prokurori për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›