Besimtarët katolikë pritën ringjalljen e Krishtit

Krishti u ngjallë! Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve, ditë në të cilën Krishti u ngjall. Kjo është e Diela e Shenjtë e Pashkës sepse Jezu Krishti është ringjallur pas kryqëzimit, ringjallje që simblizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.
Mesanata është është procesioni i kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.
Ashtu siç do vit, në Tirane besimtarët u mboldhën në katedralen e "Shën Palit" paramesanate, për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita.
Imzot Rrok Mirdita po ashtu qindra besimtar u luten për paqe, shëndet, dashuri dhe ruajtjen e unitetit të familjes.
Gjatë meshësh thuhet se Krishti erdhi në tokë për të dhënë modelin e tij për njerëzimin dhe për të dëshmuar se pas vdekjes së trupit, shpirti jeton në ate që njihet si jeta e përtejme, por për ta fituar atë duhet që çdokush të udhehiqet në jetë nga disa parime biblike dhe virtyte.
Kjo është festa më e shenjetë për Besimtarët e Krishtët. Në bibël thuhet se me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Pas meshës, e djela e sotme është dita kur besimtarët bëjnë vizita tek të afërmit miq për të uruar njëri tjetrin. Përveç urimeve, amvisat sot kanë ngjyrosur me të kuqe vezët e pashkës.
E ndërsa besimtarët katolikë e kremtojnë këtë festë sot, besimtarët ortodoksë Pashkët i festojnë më 15 prill.