E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohet 36-vjecari, vrau burrin e plagosi gruan

FIER- Arrestohet autori që qëlloi ciftin e bashkëshorteve në Fier, me pasojë vdekjen e burrit 57-vjecar dhe plagosjen në gjendje të rëndë të gruas së tij.

Oltion Torro u arrestua nga policia mëngjesin e sotëm, në periferi të qytetit të Fierit, ku 36-vjecari u fsheh pas kryerjes së krimit. Ngjarja u shënua rreth orës 13 e 30 të ditës së djeshme në lagjen “Apolonia”, në hyrje të pallatit ku banonin cifti Mema.

Sipas dëshmitarëve, viktima i cili ishte administratori i pallatit ka nisur të debatojë me një prej banorëve, për t;i kërkuar paratë e shërbimit të ashensorit dhe në debat e sipër fqinji ka marrë automatikun ka qëlluar në drejtim të bashkëshortëve, duke i shkaktuar vdekjen Nasi Memës 57 vjec, teksa gruaja Anxhelina Mema ka mbetur e plagosur rëndë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›