E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier arrestohet Fatmir Kajolli

Policia e Fierit arrestoi një shtetas ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi është dënuar në total me 40 vjet burg nga 2 gjykata të ndryshme në Itali.

Ai është Fatmir Kajolli, 47 vjec dhe anëtar i këshillit Bashkiak të qytetit të Fierit në dy mandate, i zgjedhur nga Partia Republikane.
 
Kajolli është dënuar nga Gjykata e Romës me 16 vite burg dhe nga Gjykata e Milanos me 24 vite, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Pas arrestimit Kajolli do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit në Itali ku edhe pritet të vuajë dënimin e dhënë nga dy gjykatat me plot 40 vite burg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›