E Diel, 1 Nëntor 2026

Graciano nuk ndalet debaton perseri me Erionin

Pas debatit me Arberin Graciano nuk ndalet por vazhdon te beje thashetheme per Ermalin dhe Arberin duke folur me ironi me ze te larte. Pas nje fare kohe ai debaton perseri me Erionin. Graciano ironizon banoret dhe flet me Metin qe ndodhet ne pishine dhe Erioni qe ndodhet ne ballkonin prane pishines i thote Metin mos ma ngacmoni shume Gracianon. Kjo ben qe Graciano te shkoje atje prane dhe i drejtohet Erionit duke i thene se perse ia permendi emrin.

Erioni ia kthen Gracianos po me ironi dhe i thote mos u largo shume nga litari me Tanin rrini afer. Graciano i thote se eshte problemi i tij nese rri me Dritanin apo jo. Ai i thote Erionit nuk e di ca keni a keni xhelozi se nje e dy dhe flisni me mua e Tanin ndersa Erioni i pergjigjet mos u tensiono. Graciano i thote se edhe Ermalin edhe Arberin edhe Erioni i shqeteson fakti qe ai rri me Tanin por Erioni e mohon nje gje te tille dhe i thote se ai nuk ka te beje fare me ato qe mendon e thote Ermali arberi apo ndonje banor tjeter i shtepise.

Me pas Graciano shkon prane Tanit qe ndodhen ne kuzhine duke lare enet dhe i tregon per debatin me Erionin. Erioni e degjon dhe i thote Jepi shpjegime jepi. Graciano del perseri prane pishines dhe debaton me Erionin i cili i thote se ai ka thene gjithmone se eshte vetem ne loje nderkohe qe duke ndenjur me Tanin verteton te kunderten e asaj qe thote. Graciano i thote se ai thjesht ka respekt per Tanin dhe nuk eshte grup me te dhe shprehet ju ngaterroni respektin me kafazet e zinxhiret. Erioni duke perdorur edhe nje shprehje te pahijshme i thote se ai nuk eshte pjese e asnje grupi por eshte pjese e kafazit te Erionit.

Aty vjen edhe Ermali i cili i thote Gracianos me ironi ku e ke shokun ndersa Graciano perpiqet qe te sqarohet me Erionin. Ata mundohen te sqarojne debatin e pare te tyre sonte dhe Graciano thote se ai beri thjesht nje shaka me te ndersa Erioni sipas tij filloj te ngrinte zerin per te nxjerre keq Gracianon edhe para banoreve te tjere. Erioni nga ana tjeter i thote se ajo nuk ishte shaka sepse ne nje fare menyre e nxirrte ate si hajdut.

Me pas Graciano largohet duke i thene Erionit se prej tij nuk pret me respekt dhe nuk do qe te sqarohet me tej. Ai del ne oborr bashke me Grandiolen dhe fillon ti tregoje asaj per debatet qe pati me Erionin Arberin dhe Ermalin. Te dy bejne thashetheme per disa minuta sidomos per Arberin duke thene se ai po sillet ashtu se eshte ne nominim dhe kete gje po e ben edhe Erioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›