Vdes piktori i peizazheve

Thomas Kinkade, I cili ishte më shumë i njohur për pikturat e tij të peizazheve idilike, kishave dhe kasollave, vdiq të premtën në shtëpinë e tij në Los Gatos në rrëthinën e San Francisco Bay, Kaliforni.
Veprat sentimentale të artistit Kinkade thuhej se arrinin shumën rreth 100 milionë dollarë në vit nëShtetet e Bashkuara tëAmerikës por nuk ishin të popullarizuara me zhvillimin e artit.
Ai ka vdekur nga shkaqet natyrale.
Pikturat e artistit Kinkade në përgjithësi përshkruajnë skena të qeta, si për shembull kopshte të fshatrave dhe kisha, ku janë paraqitur shumë imazhe të pasazheve nga Bibla.
Gruaja e tij Nanette tha në një deklaratë: “Thom ka siguruar një jetë të mrekullueshme për familjen e tij”. “Ne jemi të shokuar dhe të trishtuar”, ka thënëajo.