Fier, autobusi përplaset me makinën, s’ka të lënduar
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur kthesa e Verrisë ku një autobus është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar.
FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur kthesa e Verrisë ku një autobus me targa Fr 1961C është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë me targa Lu 2426B. Në autobus udhëtonin dhe 50 pasagjerë nga të cilët fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar. Autobusi udhëtonte nga Fieri për në Kallem bashkë me punonjësit e ndërmarrjes së naftës. Ndërsa mjeti i tonazhit të rëndë udhëtonte në të njëjtin drejtim por në korsinë tjetër me autobusin.
Gjatë përplasjes të dy automjetet kanë përfunduar në një kanal në krah të aksit rrugor. Sipas burimeve policore nga vend i ngjarjes ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit të tonazhit të rëndë i cili i ka prerë rrugën autobusit me 50 pasagjerë dhe është bërë shkak i këtij aksidenti. (e.n/news24/balkanweb)