Kavajë, Berisha siguron rindërtimin e banesave
Berisha ka qenë sot në komunën Synej të Kavajës ku ka premtuar se do ndihmojë banorët në ndërtimin e banesave të reja të shkatërruara pas rrëshqitjes së tokës. Berisha u ka kërkuar vendorëve të përcaktojnë troje të lirë për ndërtimin e banesave.
KAVAJE- Kryeministri Berisha ka udhëtuar drejt fshatit Vagon në komunën Synej të Kavajës ku është takuar me banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga shkaria masive e dheut. Kreu i ekzekutivit i ka premtuar mbështetje dhjetra banorëve për të mundësuar në çdo mënyrë ndërtimin e shtëpive në një tjetër terren. Sipas Berishës e gjithe kodra paraqet rrezikshmëri kështu që banorët duhet të sistemohen në ambiente të tjera ose në çadra derisa shtëpitë të ndërtohen.
“Kjo katastrofë, të mos ndodhi në një katastrofë më të madhe njerëzore. Ju keni humbur shumë këtu ndaj dhe qeveria do të jetë tërësisht në mbështetjen tuaj. Fëmijët, gratë, të moshuarit të vendosen në një nga hotelet, pasi kodra këtu paraqet rrezik”- tha kryeministri Berisha.
Gjatë vizitës së tij në Kavajë në mesditë, kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në rrugën hyrëse të qytetit. Para banorëve Berisha ka premtuar më shumë investime se sa qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit. Ndërkohë që vazhdon premtimi i radhës për banorët e Kavajës për 24 ujë në rubinetat e shtëpisë së tyre.
Më tej Berisha shtoi se “një premtim tjetër shumë i rëndësishëm i imi është që ju të keni ujë 24 orë. Projekti do të fillojë sa më shpejtë ndërtimin dhe do të përfundojë në një njësi kohe sa më të shkurtër që Kavaja të furnizohet me 24 orë ujë”.
Ndërkohë që në serinë e premtimeve të tij kryeministri Berisha, ka deklaruar se ngrirja e vendeve të tjera si rezultat i krizës globale jo vetëm që nuk paraqitet e njëjtë në Shqipëri por në një majë ka premtuar se do të ketë rritje të pensioneve dhe të pagave.
“Për shkak të krizës financiare ekonomike vendet e tjera po ngrijnë rrogat e pensionet, ne jo vetëm që sdo ti ngrijmë por do të bëjmë me datën 1 maj rritjen më të madhe të 4 viteve që shkuan”- përfundoi kreu i ekzekutivit Berisha. (a.r/news24/balkanweb)