E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Mali, bllokohen në borë mbi 80 makina e 8 autobusë

Dëbora ka shkaktuar sërish probleme në veri të vendit duke bllokuar dhjetëra automjete në Qafën e Malit. Rreth 80 makina, 8 autobusë me udhëtarë dhe 7 trajlera qëndrojnë të bllokuar prej 6 orësh për shkak të dëborës. 

KUKES- Rikthehen sërish reshjet intensive të borës në Qafën e Malit, ku për pasojë kanë mbetur të bllokuar 80 makina 8 autobusë, si edhe 7 trajlera. Mësohet se automjetet gjenden të bllokuar në Qafën e Malit prej mëse 6 orësh dhe rruga atje është vetëm një kalimshe. Dëbora e tepërt ka bërë që automjetet të kenë vështirësi kalimi për pasojë edhe bllokimin e tyre. Për t’ju ardhur në ndihmë mjeteve kanë mbërriture forca policie, por nuk janë të pranishme borë pastrueset për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi rrugorë. Mes të bllokuarve ka pasagjerë të shumtë, ku në një lidhje telefonike me redaksinë e “News24” bëhet e ditur se gjendja e tyre po përkeqësohet për shkak të ftohtit të madh dhe mungesës së ushqimit, pasi bëhen plotësisht 6 orë që ata qëndrojnë të bllokuar në Qafën e Malit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›