E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembimi i Mateos, nena: Shteti yne, i papergjegjshem

Familja e te voglit Mateo, i cili u rrembye ne kryeqytetin grek Athine, shprehet e tmerruar nga fakti se djali nuk u gjet kurre, ndersa dite dhe ore makthi kalojne qe nga dita e zhdukjes, duke akuzuar autoritetet shqiptare se nuk e "kane vene ujin ne zjarr" per t'i ndihmuar. "Po behen nente muaj qe djali yne i shtrenjte eshte rrembyer dhe ne ende nuk dime asgje nese ai jeton me dhe nese ne do te mund ta shohim ndonjehere", - shprehet Albana Dullia, ne nje prononcim duke u treguar dukshem teper e prekur nga kjo ngjarje qe thote se po i ze frymen.

***

Diten e sotme, qe eshte dhe Dita Boterore e Femijeve te Zhdukur, Albana ka vendosur te dale publikisht dhe te ngreje zerin. Te flase para te gjitheve. Ndaj mesditen e se henes, ora 12.00, ajo do te jete perkrah shume familjareve te femijeve te tjere te zhdukur, ne sheshin "Sintagma" ne qender te Athines, perballe mijera vetesh qe pritet te mblidhen. Sic Albana dhe nena e saj Teuta pohojne, "direkt perballe shume televizioneve, do te ngrejme zerin me te gjithe forcen, per te treguar se femija eshte yni, nuk i perket askujt tjeter vec nesh dhe se kjo padrejtesi qe na eshte bere, eshte fundi real i jetes sone".

Duke pohuar se "ne jemi te gjalle vetem sepse kemi akoma nje shprese qe nuk duan te na shuhet: Djali duam te jete gjalle dhe te na rikthehet ne gjirin tone". Albana thote se djali i saj i vetem, nese jeton, duhet ta kete shume te veshtire te mbijetoje pa te dhe nuk resht se qari. Kurse leshon nje "lume" akuzash per shtetin shqiptar: "Mateo eshte shtetas shqiptar sikunder ju e shihni edhe ne pasaporten qe ia mbaj ne gji gjithe kohes. Por shteti yne, as me perfaqesine e tij ne Greqi dhe as me drejtuesit e saj ne Shqiperi, nuk kane bere asgje qe te me ndihmojne te gjej djalin tim te zhdukur", - thote Albana. Ajo pohon se "ne iu drejtuam ambasades tone ketu" dhe shton se "titullaret e saj nuk na e varen fare". Nene e bije, duke lotuar pareshtur per djalin e zhdukur theksojne se Topi dhe Berisha kane pergjegjesi si drejtues te shtetit per te ndihmuar ne gjetjen e djalit.

Ato evidentojne dhe te tjera hapa te ndermarre: "I derguam Presidentit te Republikes Bamir Topi leter, nuk morem asnje pergjigje. I shkruam kryeministrit Sali Berisha, serish nuk morem pergjigje, perjashtuar konfirmimit nga posta, qe letra ishte dorezuar. Ne, na vjen turp kur na trajtojne keshtu dhe njerezit ketu ne Greqi, kane si pyetje te pare pasi mesojne per tim bir te zhdukur dhe te pyesin" Po shteti juaj, cfare ka bere per kete gje, cfare ndihme dhe mbeshtetje ju ka dhene".

Albana thote se e verteta eshte se eshte "perballur ne keto nente muaj, pa pushim, vetem me heshtje". Duke u ndalur ne perpjekjet qe jane bere dhe vazhdojne te behen per gjetjen e rrembyesit dhe djalit te zhdukur, Albana thekson se rrembyesi, "eshte nje kriminel qe ka rrembyer nje foshnje qe nese jeton ende, e shfrytezon per nevojat e veta bastarde". Kurse shton se "ne kemi fatin e madh qe na u ndodh foto e kriminelit". Duke mos u mbajtur per asnje cast nga ngasherimi, Albana shtron here pas here pyetjen per djalin e saj 20 muajsh: Cdo te behet me Mateon tim?". Albana dhe nena e saj Teuta, duke cituar dhe pohimet qe kane marre nga autoritetet ne Greqi dhe nga OJF e ndryshme vendase, theksojne se "eshte detyre e shtetit shqiptar te hyje ne tratativa me palet dhe te beje te gjitha perpjekjet per gjetjen e vogelushit". Nene e bije, mama dhe gjyshe e Mateos se vogel, i drejtohen serish me nje thirrje shtetit shqiptar: "Nga ana e shtetit shqiptar ne jemi realisht te braktisur, te vetmuar dhe pa perkrahje. Por ne duam t'i bejme nje pyetje qeverise shqiptare: "Pse i gjithe ky indiferentizem per foshnjen tone qe eshte nje femije shqiptar? A nuk e mendoni valle, sa turp i madh eshte per shtetin dhe vendin qe jemi lindur dhe jemi rritur dhe qe aq me mall e kujtojme ketu ne emigracionin tone te detyruar? Ne kete pike, Albana dhe Teuta ndjehen shume te zhgenjyer ndaj nuk ngurrojne te shprehen: "Sa turp per shtetin tone dhe sa gjynah per ne qe jemi shqiptare". Duke pasur nje kerkese fare humane: "I bej thirrje vendit tim, qeverise se vendit tim qe te behet e gjalle dhe te na ndihmoje ne kete gjeme, me se paku, te perjetojne hallin tone dhe te na mbeshtesin ne perpjekjet tona".

Mbijetese per nje qellim

Ne banesen e familjes Dullia ne Kukaki te Athines, jetojne ne nje shtepi te vogel, Albana, nena e Mateos, vellai i saj dhe nena e tyre, Teuta. Ajo shprehet e pikelluar per dhimbjen qe po perjetojne cdo dite. "U bene nente muaj qe nuk e kam me djalin ne preher. Me mungon shume. Vuaj per te, sikunder vuan ime bije dhe im bir. Jemi te shkaterruar", - thote ajo. Kurse e bija, Albana, nuk resht se qari per te birin: "Ne jemi gjalle vetem sepse kemi akoma nje shprese qe nuk duan te na shuhet: Djali duam te jete gjalle dhe te na rikthehet ne gjirin tone". Teuta tregon se kane pasur shume telefonata, mes tyre edhe te papelqyera, por ka disa qe i thone se femija eshte gjalle. Por shtojne se e kane pare duke lypur ne rruget dalese te Athines. Gjithsesi, nuk eshte bere e mundur me gjithe perpjekjet, qe te gjenden gjymet e te voglit te zhdukur.

Gjyshja e Mateos, Teuta Dullia, pohon edhe se "pas sensibilizimit te ngjarjes se hidhur, Aida Shtino ka inkuadruar rastin e Mateos ne qender te emisionit te radhes "Njerez te humbur", kurse shton se "sinqerisht nuk e kuptoj pse shteti yne na qendron kaq larg me gjithe ndihmen qe i kemi kerkuar tash prej nente muajsh".

Teuta tregon se ka shkuar ne ambasaden e Shqiperise ne Athine ku ka kerkuar ndihme por shton se ka marre vetem percjellje me fjale te thata: "Une u tregova ate qe kishte ndodhur dhe ata me percollen me fjalet, ke bere denoncim ne polici, ne nuk kemi c'te bejme me shume". Teuta tregon se i ka bere pershtypje nje fakt tjeter: "Kur u lidhem me ambasaden ne Siri, na thane: Pse autoritetet shqiptare, qe kane ambasade ne Egjipt dhe qe mbulon Sirine nuk lidhen me ne per te koordinuar punen".

"Buzeqeshja e femijes" dhe apeli i Albanes

Albana thote se eshte mbeshtetur shume psikologjikisht nga "To hamogelo tu pediu" (Buzeqeshja e femijes), nje qender per rastet e femijeve te humbur. Kurse ka nje apel publik qe thote se do ta theksoje dhe neser ne "Sintagma", publikisht:

"Une kam nje thirrje te forte per te gjithe ata njerez qe mund te dine dicka per fatin e Mateos sim. I lutem te me ndihmojne duke treguar cdo gje qe mund te dine per te. I drejtohem vecanerisht atyre personave qe e njihnin dhe kishin shoqeri me ate person qe kur une u kam kerkuar te me tregojne ku u zhduk pasi rrembeu femijen, kane ngurruar duke mbledhur buzet. Por une i bej nje apel shtetit tim qe te jete prezent ne kete ngjarje. Shteti im nuk gjendet kerrkund ndaj dua qe te me ndihmoje ne kete tmerr qe na ka kapluar ketu ne kurbet".

Letra e plote derguar z.Bamir Topi

Athine, 23 nentor 2008

I nderuar z.President,

Ju deshirojme suksese te metejshme ne detyren tuaj.

Une jam Albana Dullia, e datelindjes 6 nentor 1975, e lindur ne Korce.

Jetoj me familjen, nene dhe vellane, prej 15 vjetesh si emigrante me dokumente te rregullta ne Greqi.

Ne banojme ne Athine, Greqi.

Ju shkruaj per arsye te brenges sone te madhe.

Me daten 7 shtator 2008, ne oren 19.00, me rrembyen djalin tim njembedhjete muajsh, Mateo Dullia, i cili eshte shtetas shqiptar.

Djali im, eshte regjistruar ne gjendjen civile te qytetit te Tiranes dhe mban pasaporte shqiptare.

Djalin tim Mateo e rrembeu babai i tij biologjik i cili nuk ia dha atesine.

Pas perpjekjeve te policise greke dhe vajtjes sime ne ambasaden e Sirise ne Athine, ne nuk kemi marre asnje informacion se ku gjendet djalin i rrembyer nga shtetasi Hasan Kerim, 35 vjecar nga Siria, i cili ishte shtetas klandestin ne Greqi.

Une nuk e di nese femija im jeton apo jo.

Ne nuk kemi asnje lajm per fatin e tij dhe per kete jemi shume te shqetesuar.

Keto dite une kam takuar per te disaten here ambasadorin e Shqiperise ne Greqi, z.Vili Minarolli, i cili me premtoi se do t'i beje nje note qeverise se Sirise.

Une ju drejtohem ju me kete leter, duke ju kerkuar te di se cfare do te behet nga shteti shqiptar per femijen tim te rrembyer per te cilin nuk di ne se jeton me apo jo.

Ju lutem te nderhyni ne shtetin sirian dhe ne shtetin grek per te mesuar per djalin tim i cili po behen 80 dite qe eshte zhdukur.

Me respekt

Albana Dullia

Zhdukja e Mateos

Vogelushi Mateo Dullia, u rrembye nga nje shtetas sirian, me 7 shtator 2008 ne Athine, ne zonen e Kukakit. Femija ishte vetem njembedhjete muajsh kur iu mor nga krahet ne ecje e siper te emes nga shtetasi sirian i cili u zhduk ne drejtim te paditur dhe qe prej asaj dite qe kane kaluar 9 muaj, asgje nuk dihet per fatin e tij. Diten qe u rrembye, vogelushi kishte te veshur, bluze ngjyre portokalli dhe jeshile si dhe pantallona po ashtu ne ngjyre portokalli, ndrysa mbante ne kembe, nje pale kepuce ngjyre bezhe.

Kerkimet

Kerkimet e familjes Dullia dhe te afermve e miqve te tyre, policise dhe Qendres kombetare greke per femijet e zhdukur dhe dhunuar, kane rezultuar te pasuksesshme.

Vogelushi qe nese jeton ende, tani duhet te jete 20 muajsh, Mateo Dullia, eshte 70 centimetra i gjate dhe peshonte diten e humbjes, dhjete kilograme. Ai ka floke ne ngjyre geshtenje te hapur kurse ngjyren e syve e ka te gjelber.

Rrembyesi, siriani 35-vjecar Hasan Kerim

Personi qe identifikohet nga policia si autor i rrembimit te femijes, eshte Hasan Kerim, 35 vjecar nga Siria, emigrant klandestin prej kohesh ne Greqi. Vendbanimi i tij i fundit qe i njihet eshte ne zonen e Glifadhes ne Athine. "Femija eshte rrembyer nga Hasan Kerim, 35 vjec, shtetas sirian, emigrant i paligjshem ne Greqi", eshte deklarata zyrtare e leshuar nga policia e Athines. "Hasan Kerim eshte i paligjshem ne Greqi. Ai eshte i gjate 167 centimetra dhe ka peshe 60 kilograme", - shtoi policia e kryeqytetit grek e cila theksoi se po investigon intensivisht per ngjarjen qe ka sjelle prej afro 9 muajsh, trishtim te thelle ne familjen Dullia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›