Fier, babai qëllon të birin me çifte, vetëhelmohet me fotoksinë
Babai qëllon me çifte të birin dhe në gjendje të rënduar psikologjike tenton vetëhelmimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mbrostar të Fierit në familjen e Abaz Metës.
Policia bëri të ditur se pas një grindjeje në familje, Abaz Meta, 65 vjeç ka rrëmbyer çiften dhe ka plagosur djalin e tij, Shyqyri Meta, 30 vjeç. Djali është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit ku mjekët po luftojnë ta nxjerrin nga gjendja e rëndë.
Babai, duke pandehur se djali ka vdekur, ka pirë fotoksinë. 65-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, ku po trajtohet nga mjekët. Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërkohë që paraprakisht mësohet se mes djalit dhe babait ka pasur probleme dhe më parë.
6 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)
Fier, babai qëllon të birin me çifte, vetëhelmohet me fotoksinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP