E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier banoret Te nderhyhet menjehere

Vjosa eshte terhequr ne shtratin e vet ndersa pasojat e vershimit te saj qe ajo ndoqi dy dite me pare po i ndiejne banoret qe kane shtepite prane saj. Me dhjetera banesa jane ende me uje dhe balte.


Prej dy netesh shume familje kane fjetur tek te afermit ose kryefamiljari ka qendruar lart ne tarracen e baneses per te ruajtur bagetite. Demet ne mbi 30 shtepi te fshatrave Ferras dhe Cerven jane te shumta. Nje prej familjeve te permbytura eshte edhe ajo e Fitim Myrtajt.


Te pese anetaret e kesaj familjeje kane kaluar dy nete te kusherinjte e tyre ndersa Fitimi mbi tarracen e shtepise. Shtepia eshte mbushur me uje e balte ndersa rezervat ushqimore si dhe ushqimim per bagetite i ka marre rrjedhja e lumit.


Myrtaj shprehet se nuk kane marre asnje ndihme deri mesditen e se henes ndersa pohon se gjithcka ne shtepine e tij eshte tashme e shkaterruar. Erdhi grupi i emergjences ketu na tha qe te largohemi. Ndersa persa i perket ndonje ndihme ushqimore nuk na dhane. Sic e shikoni sot me gruan po bejme bilancin e humbjeve ekonomike.
Jo vetem Fitimi por edhe fqinje e bashkefshatare te tij tregojne se permbytja e fundjaves eshte e dyta brenda ketij viti.


Ata thone se edhe ne permbytjen e ngjashme ate te vitit 2005 nuk jane ndihmuar nga shtetit. Xhemal Myrtaj tregon se gjithcka qe kishte ne shtepi eshte shkaterruar ndersa ushqimet per bagetite i ka marre lumi Asnje ska ardhur per te na ndihmuar - thote ai. - Gjithcka eshte lare nga uji nga veshmbathjet deri te orendite. Duhen kohe qe ato te thahen se te reja nuk i blej dot.


Banoret kerkojne qe te nderhyhet me argjinature betoni dhe jo balte dhe qe mbrojtja te ndertohet urgjentisht. Dje prane argjinatures se care po punohej per pastrimin e kanalit nga ferrat shumevjecare.


Nderkohe ka filluar te punohet edhe per pastrimin e depove te ujit te demtuara nga permbytja. Drejtori u shpreh se furnizimi me uje te pijshem i Fierit do te nderpritej per gjashte ore e me pas do te rifillonte normalisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›