Banoret Te merren masa per mosripermbytje

Dhjetera banore te Fushe-Krujes kane dale ne qender te qytetit dhe duke perdorur mjete rrethanore si derrasa dhe mbeturina te tjera qe ka sjelle lumi Zeze diten e permbytjes kane bllokuar qarkullimin.
Gjate protestes se tyre ata kane kerkuar te nderhyhet per zgjerimin e lumit Zeze ne vendet ku eshte ngushtuar me ndertime dhe vec kesaj te nderhyhej per zhbllokimin e kanaleve kulluese dhe shkarkuese. Ata kane kerkuar qe nderhyrja te ishte e menjehershme keshtu qe ne rast te rifillimit te reshjeve te mos permbyteshin serish nga lumi.
Ne vendngjarje ka mberritur edhe ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri si dhe prefekti i Durresit Genci Alizoti. Ne nje takim me nje perfaqesi te banoreve ata kane premtuar se do te cojne mjete per pastrimin e shtepive nga llumi e balta. Por nje gje e tille nuk ka kenaqur protestuesit te cilet jane shprehur se kerkojne marrjen e masave per mosriperseritjen e permbytjeve dhe jo zgjidhjen e momentit. Pas kesaj ata kane bllokuar serish rrugen por jane shperndare me force nga policia.