Tela me gjemba mbi murin e arratisjes

Nje jave pas arratise spektakolare te Markajt ne parburgimin 313 dje u vendos nje gardh me tela me gjemba
Punonjes te sigurise se burgut shprehen se pavaresisht kesaj muri rrethues ka rrezikuar te bjere ne cdo moment
TIRAN- U desh arratisja e Ajet Markajt nga sektori i ajrimit ne paraburgimin Jordan Misja ne kryeqytet qe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dhe ajo e paraburgimit Jordan Misja 313 te nderhyjne dhe te marrin masa per perforcimin me tela me gjemba te vendit nga ku u largua ne menyre spektakolare 20- vjecari 6 dite me pare.
Mengjesin e djeshem disa punetore te instruktuar nga te deleguarit e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe drejtues te paraburgimit 313 kane vendosur nje gardh prej kater kolonash me tela me gjemba ne vendin nga ku 20 vjecari Markaj u largua nga paraburgimi. Ky i fundit ishte arrestuar per vjedhjen e nje banke ne qender te Tiranes ne muajin shtator te ketij viti.
Jane vendosur telat me gjemba duke perforcuar murin rrethues te sektorit nr. 3 te ajrimit te te miturve pikerisht ne vendin ku i paraburgosuri Ajet Markaj mundi te largohej-thane zyrtaret e burgjeve.
Por edhe pse u vendos gardhi me tela me gjemba mbi murin rrethues te ketij sektori disa punonjes te ketij institucioni thane per Shekullin se themelet e murit jane dobesuar dhe ai mund te shembet nga casti ne cast. Pavaresisht perforcimit me tela me gjemba te murit rrethues ai eshte teper i amortizuar dhe mund te rrezohet.
Punetoret qe vendosen telat gjithe kohes ishin te frikesuar se do bien pasi muri luhatej. Kjo do te thote se mjaftojne tre persona qe te shtyjne murin nga pjesa e zyrave te Sherbimit te Proves dhe i gjithe muri rrezohet ne ambientet e ajrimit ne sektorin tre-thane per Shekullin disa punonjes te policise qe asistuan dje ne vendosjen e telave me gjemba.
Nderkaq vetem dy dite me pare me urdher te prokurorit te ceshtjes Arben Nelaj u liruan nga arresti me burg dy efektivet e policise shefi i Policise se paraburgimit 313 shtetasi Kamber Hoxha dhe specialisti i sigurise ne kete institucion shtetasi Eqerem Disha. Qe te dy u arrestuan mbremjen e se enjtes vetem pak ore pas arratisjes se 20 -vjecarit Markaj.
Gjithashtu vetem dy dite me pare edhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e drejtorit te ketij paraburgimi shtetasin Sokrat Feinaj duke e emeruar drejtor ne burgun e Shen-Kollit ne Lezhe.
Ne vend te ketij te fundit eshte rikthyer shtetasi Sajmir Mulgeci i cili mbante detyren e drejtorit te burgut ne Fushe-Kruje. Ndersa vendin e Mulgecit sipas burimeve nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve e ka zene shtetasi Shkelqim Kalemi qe mbante detyren e drejtorit ne burgun e Shen-Kollit ne Lezhe.
Arratia kur i arrestuari ndodhej ne ajrim
Ajet Markaj u arratis mengjesin e se enjtes se kaluar nga sektori tre i ajrimit te paraburgimit 313. Ne momentin qe po luante futboll me te paraburgosurit e tjere 20- vjecari i eshte afruar policit qe ndodhej ne fushe duke e shtyre ku per pasoje ai eshte rrezuar. Ne ate moment i riu ka kercyer duke u kacavjerre ne telat me gjemba per te kaluar murin rrethues.
Por efektivi i policise eshte ngritur duke i kapur kemben e majte por qe ka henger nje te goditur ne fytyre nga kemba e djathte dhe ka lene atleten ne dore te policit. Me pas ka kaluar murin ku polici roje ka qelluar me armen e tij te punes 26 here por duke mos mundur te ndalte 20- vjecarin Makaj qe ka ikur me vrap.
5 punonjes policie te burgut Jordan Misja 313 u moren ne ndjekje penale nga prokuroria e Tiranes me akuzen e shperdorimit te detyres me pasoje largimin e te denuarit nga vendi i vuajtjes se denimit.
Dy nga efektivet e regjimit te brendshem te burgut Jordan Misja u arrestuan nga Prokuroria pas veprimeve hetimore te kryera ne vendin e ngjarjes nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve dhe policia e komisariatit nr.3.