E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, banorët në protestë, kërkojnë shpronësim për rrugën

FIER- Banorët e disa fshatrave të komunës Frakull kanë bllokuar për më tepër se një orë punimet e autostradës Levan-Tepelenë. Ata kanë zgjedhur paraditen e së shtunës për të kërkuar shpronësimet, që sipas tyre nuk janë bërë deri më tani.

Banorët thonë se për ndërtimin e autostradës, është dashur dëmtimi i të mbjellave të tyre, me të cilat siguronin ushqimin dhe të ardhurat e përditshme.

Paralajmërimet e këtyre banorëve kanë shkuar deri në ekstrem. Ata paralajmërojnë vetëflijim nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre.

Banorët e fshatrave ankohen gjithashtu se punmet kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalet kulluese dhe përmbytjet tashmë kanë dëmtuar edhe ato pak të mbjella që u kanë mbetur.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›