Fier, denohen trafikantet e klandestineve
Fier- Trafikimi i pese klandestineve drejt Greqise ne muajin prill te ketij viti u ka kushtuar 10 vjet e gjashte muaj burg kater te pandehurve nga qyteti i Fierit. Nje i peste i ka shpetuar denimit, pasi prokuroria deklaroi se nuk gjeti dot prova per ta akuzuar gjate hetimit te kryer. Gjykata e Faktit ka dhene dje vendimin pas disa seancave gjyqesore te zhvilluara, ndersa trupi gjykues kryesohej nga Andi Civici.
Te pandehurit e denuar dje kane qene Almir Troka, Bledar, Qazim e Gazmend Kumaraku, nderkohe qe Neshet Bimaj eshte liruar ne sallen e gjyqit. Sipas prokurores Violeta Shkurtaj, akuza qe rendonte mbi ta ishte "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Ne perfundim te gjyqit, trupi gjykues vendosi denimin e Almir Trokes me 5 vjet e 4 muaj burg, si dhe gjobe 5 milione leke, nje vit me pak per Bledar Kumarakun dhe 4 milione leke gjobe, 4 muaj e 14 dite per Gazmend Kumarakun dhe 1 muaj e 22 dite per Qazim Kumarakun. Nga hetimi i kryer, sipas perfaqesueses se akuzes, me 24 prill 2008, rreth ores 12:00, oficeret e policise ne Fier kane kapur ne flagrance ne fshatin Livadhja te rrethit Gjirokaster te pandehurin Bledar Kumaraku, i cili ne bashkepunim me Almir Troken po i jepnin ndihme per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme pese te rinjve nga Elbasani, Fieri dhe Vlora.
Si kreu i grupit eshte akuzuar Troka, qe mesohet se ka pasur edhe lidhje farefisnore me te tjeret. Dergimi ne Greqi i te rinjve do te behej kundrejt pageses nga 1 mije deri ne 1300 euro secili. Almir Troka i ka shoqeruar me autobusin e linjes Fier-Sarande, por nuk ka mundur t'i kaloje matane kufirit. Ne kete mision ai do te ndihmohej nga kusherinjte Kumaraku, me te cilet kishte lidhje krushqie. Por policia ka mundur qe t'i kape ne kufi, ku do behej dorezimi i klandestineve dhe me pas dergimi per ne Athine te Greqise.
Xh.Beharaj