Plagosi pas sherrit, prangoset ne arrati
Mirdite- Plagosja e ndodhur rreth nje muaj me pare ne Rreshen ka nje te ndaluar si autor i dyshuar i krimit. Jurgen Reci eshte vene ne pranga pas urdhrit te Prokurorise se Lezhes te leshuar nje dite me pare. Burime zyrtare bene me dije se Reci akuzohet per plagosjen e lehte" dhe "armembajtje pa leje", ngjarje e ndodhur me 15 nentor te ketij viti. Gjate nje konflikti ne qytet, ka mbetur i plagosur me arme zjarri Maringlen J. Megjithese u kryen hetimet e para, nuk u be e mundur qe te ndalohej i dyshuari Reci. Ngjarja ka ardhur pas nje sherri te momentit mes dy te rinjve, qe ka perfunduar me perdorimin e armes. Pas krimit i dyshuari ka arritur te fshihej pa rene ne prangat e uniformave blu, deri diten e djeshme. Burime zyrtare thane se Reci eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit Lezhe, ne pritje te mases se gjykates.
A.B.
A.B.