Shkodër, polici vret kolegun, vetedorezohet autori
SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Bushatit pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Të dhënat e para nga ngjarja, të cilat janë tepër të rezervuara, bëjnë të ditur se një punonjës policie ka qëlluar me pistoletë në drejtim të kolegut të tij, duke e lënë atë të vdekur në vend. Policia thotë se vrasja ndodhi rreth oërs 14. 40 minuta në një pikë kontrolli policor të kësaj komune. Këto jaNë të dhënat e para të ngjarjes të cilat mund të ndryshojnë nga momenti në moment, nga policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe do të zbardhë saktësisht të gjitha detajet e saj.
Polici Ramiz Ademi ka qëlluar në drejtim të kolegut të tij Tom Jakimi duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se autori ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta policie dhe vetë drejtori i policisë i qarkut të Shkodrës ka mbërritur në Bushat.
(s.g/BalkanWeb)